“Do të duhet kohë për të marrë rezultate më të detajuara, por Immobile ka pësuar një tërheqje të shkallës së tretë në biciplitit femor në kofshën e djathtë.
“Ai do të monitorohet dhe do t’i nënshtrohet trajtimit përgjatë javës. Parashikimi mbetet për 15-20 ditë për momentin. Ndërkohë rikthimi në sfidën me Inter është një opsion, por duhet të shohim se si zhvillohet situata.”- tha doktor Fabio Rodia për “Lazio Style Radio”.
Sulmuesi u dëmtua në takimin me Torinon, i fituar me rezultatin e ngushtë 1-0.
Dëmtimi i Immobile do të ishte një goditje e madhe për Simone Inzaghi që do të humbas shërbimet e sulmuesit kryesorë, në sprintin final të sezonit. Momentalisht Lazio po lufton për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm, objektiv që deri tani po e përmbush./Oranews/