Ekipi italian ka arritur marrëveshje me talentin Florent Shehun.
Ylli kosovar ishte kërkuar nga shumë skuadra të njohura, por ndikimi i Tares ishte jetik për zgjedhjen e tij, shkruan lajmi.net.
17-vjeçari ka lindur në Francë, ka pasaportë zvicerane, por është me origjinë nga Kosova.
“Jam shumë krenar dhe i lumtur që kam nënshkruar një kontratë profesioniste 3-vjeçare me Lazion. Falënderoj klubin dhe drejtorin Igli Tare për besimin”, ka shkruar ai në Twitter.
Shehu ka luajtur për moshat e Levantes në Spanjë, ndërsa përfaqëson ekipin e Zvicrës U-17. /Lajmi.net/
Shkruar nga: Blendi Bugari