• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

I mori lekë e euro një gruaje duke i bërë shantazh me foto, arrestohet 53-vjeçari nga Kuçova

...

Kontributor
LV
0
 

I mori lekë e euro një gruaje duke i bërë shantazh me foto, arrestohet 53-vjeçari nga Kuçova​


pranga-2-780x439-770x433.jpg

lg.php


KUÇOVË
Policia e Kuçovës ka arrestuar një 53-vjeçar pasi i ka bërë shantazh një gruaje dhe i ka marrë një sasi parash.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë kapja e shtetasit Ylli Pasho, 53 vjeç, banues në Kuçovë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë.

Shtetasi Ylli Pasho me anë të disa fotove, ka kërcënuar një shtetase dhe ka mundur t’i marri një sasi të konsiderueshme lekësh dhe euro.

Shtetasi Ylli Pasho, u transferua në DVP Vlorë për veprime të mëtejshme.

lg.php

"Balkanweb"
 
Back
Lartë