• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“I lutem Zotit që unë dhe Neymar të luajmë te Reali”

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
neymar-589x350.jpg
Korrikun e ardhshëm do të mbushë 18 vjeç, por Vinicius Junior është që tani një lojtar i Real Madrid dhe ai ëndërron që Neymar të bashkohet me të në “Santiago Bernabeu”.

Pak ditë më parë, dy lojtarët kanë publikuar në rrjetet sociale një fotografi ku kanë dalë bashkë. Popullariteti i kësaj dyshe është në rritje të vazhdueshme.

“Nëse Zoti do, unë dhe Neymar do të luajmë bashkë në Madrid”, ka thënë Vinicius në një intervistë të dhënë për “The Guardian”.

“Dua që ai të transferohet në Madrid, sepse do të ishte një ëndërr për mua të luaja në krah të tij”.

“Është idhulli im dhe do të isha shumë i lumtur, nëse do të kisha një mundësi të luaja me të”, ka thënë braziliani i ri, i cili e di mirë se nuk e ka të sigurt vendin te madrilenët.

“Për momentin nuk jam askush dhe nuk kam bërë asgjë akoma”, ka thënë vetë ai.
 
Back
Lartë