• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Hysaj me nerva: Në Kombëtare jo për të kaluar kohën

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 


Para ndeshjes me Izraelin që do luhet të premten në “Elbasan Arena”, radhën për të dalë në koferencë për shtyp e ka pasur Elseid Hysaj.

Përveç se ka folur për ndeshjen, ai ka komentuar edhe zërat kritikë që thonë se ai nuk është i njëjti si me Napolin.

Hysaj shprehet:

Besoj që duhet të jemi të qetë, të mos mendohemi te e kaluara, të fokusohemi në këto ndeshje se është mundësi që na jepet për të shkuar në Europian. Besoj se janë ndeshje të barabarta, jemi gati, jemi duke u stërvitur mirë. Të gjithë e kanë kuptuar që janë ndeshje reale, jo miqësore, se na afrojnë shumë me kualifikimin. Ky ekip ka ndryshuar komplet që në ndeshjet e verës, të cilat ishin shumë keq. Atëherë ishin shumë faktorë, si pushimet, lojtarë të lodhur, kishim shumë probleme. Do t’i harrojmë ato ndeshje se me entuziazmin që kanë ardhur lojtarët do të jetë shumë më mirë në këto dy ndeshje të radhës. Te Kombëtarja kanë qenë gati gjithmonë, edhe pse shumë lojtarë kanë pasur pak minuta në këmbë. Por me karakterin e zemrën që kemi në shqiptarët, do të bëjmë maksimumin në fushë.
Më pas flet edhe për ata që e kanë kritikuar:

Kritikat ndaj meje? Këtë punë kanë, por unë besoj se kur mbaroj lojën e dal jashtë, jam i qetë me veten time. Çfarë thonë njerëzit pastaj nuk më intereson, kam jetën time, lojën time. Unë këtu vi se dua t’i jap një dorë vendit tim, jo për të kaluar kohën se mund ta kaloja në vend tjetër. Vij me qejf për të dhënë maksimumin gjithmonë”, janë fjalët e Hysajt.

The post Hysaj me nerva: Në Kombëtare jo për të kaluar kohën appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë