• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Humb dy penallti, eliminohet Shkëndija

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
shkendija-577x350.jpg
Shkëndija e Tetovës u eliminua nga Europa League pas humbjes së dytë në po kaq ndeshje kundër Rozenborgut. Skuadra shqiptare e Maqedonisë bëri një paraqitje të mirë në stadiumin Filipi i Dytë në Shkup, por nuk arriti ta përmbyste disfatën 3-1 në Norvegji, madje e përkeqësoi bilancin duke u dorëzuar 0-2.

Kuqezinjtë tentuan të shkruajnë historinë me objektivin për tu futur për herë të parë në fazën e grupeve por edhe pse krijuan një volum të madh loje përballë nordikëve, nuk arritën të mbijetojnë në kupën më të vogël kontinentale.

Në minutën e 20 u duk se mbrëmja e Shkupit do të fliste për shqiptarët kur arbitri akordoi penallti për Shkëndijën pas një faulli në zonë. Por nga pika e bardhë Besart Ibraimi nuk arriti të shënonte ndërsa sfera rroku shtyllën.

Një tjetër mundësi e artë iu paraqit shqiptarëve në të njëjtën mënyrë. Këtë radhë ndryshuan protagonistët te pika e 11 metrave por jo rezultati. Izair Emini nuk mundi të shënojë një gol që do ndryshonte krejtësisht lojën. Atë që nuk bëri Shkëndija e formalizoi Rozenborgu me kalimin e minutave.

Në fillim Hovland i dha epërsinë nordikëve ndërsa Reginiusen me golin e dytë mes një prapavije të shthurur, çertifikoi kalimin e formacionit nga Trond’hajmi, në fazën e grupeve të Europa League.

The post Humb dy penallti, eliminohet Shkëndija appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë