• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Hubble mund te kete zbuluar uje ne planetet e TRAPPIST-1

Juno

Kontributor
LV
0
 
heic1713a.jpg



Nje ekip nderkombetar i astronomeve perdoren teleskopin Hubble per te vleresuar nese ka uje ne shtate planetet qe orbitojne yllin TRAPPIST-1. Rezultatet sygjerojne se planetet e jashtme te sistemit mund te mbajne ende sasi te konsiderueshme uji. Kjo perfshin tre planetet brenda zones se banueshme te yllit, duke lene te kutohen qe keto mund te jene me te vertet te banueshem.

Me 22 shkurt 2017, astronomet njoftuan zbulimin e shtate planeteve me madhesi te Tokes qe orbitonin yllin xhuxh TRAPPIST-1, 40 vjet drite larg. Kjo e ben TRAPPIST-1 sistemin planetar me numrin me te madh te planeteve me madhesin e Tokes te zbuluar deri me tani.

Pas nje zbulimi, nje ekip nderkombetar i shkencetareve te udhehequr nga astronomi Zviceran Vincent Bourrier nga Observatori i Universitetit te Gjeneves–perdoren Hubble per te studiuar sasine e rrezatimit ultravjollce te marre nga planetet individuale te sistemit. “Rrezatimi ultraviolet eshte nje faktor i rendesishem ne evolucionin atmosferik te planeteve”, shpjegon Bourrier. “Ashtu si ne atmosferen tone, ku rrezet e diellit ultraviolete ndajn/thyejn molekulat, rrezatimi ultraviolet mund te ndaj avujt e ujit ne atmosferen e egzoplaneteve ne hidrogjen dhe oksigjen”.

Ndersa rrezatimi ultravjollce me energji te ulet ndan molekulat e ujit – ku rrezet ultravjollce më më shume energji (rrezatimi UV) dhe rrezet X, nxeh atmosferen e siperme te nje planeti, i cili lejon komponentet e ndare si i hidrogjenit dhe oksigjenit te arratisen ne hapesire .

Per shakak se eshte shume i lehte, gazi i hidrogjeni mund te arratiset nga atmosfera e egoplaneteve dhe te zbulohet rreth egzoplaneteve nga Hubble, duke vepruar si nje tregues i mundshem i avujve atmosferik te ujit. Sasia e vezhguar e rrezatimit ultravjollce te emetuar nga TRAPPIST-1 sygjeron se planetet mund te kishin humbur sasi gjigante uji gjate rrjedhes se historise se tyre.

Kjo eshte vecanerisht e vertete per dy planetet me te brendshem te sistemit, TRAPPIST-1b dhe TRAPPIST-1c, te cilet marrin sasine me te madhe te energjise ultravjollce. “Rezultatet tona tregojne se arratisja atmosferike mund te luaje nje rol te rendesishem ne evolucionin e ketyre planeve,” permbledh Julien de Wit, nga MIT, SHBA, bashkeautor i studimit.

Planetet e brendshem mund te kene humbur nje sasi prej 20 oqeanesh tokesore gjate, miliarda viteve. Sidoqofte per planetet e jashtem duke perfshire edhe 3 planetet ne zonen e banueshme, sasia e ujit te humbur eshte me e vogel–duke sygjeruar se mund te kene ruajtur pak sasi uji ne siperfaqet e tyre. Sasia e perllogaritur e humbjes se ujit per planetet me te jashtem favorizon idene se mund te kete sasi te konsiderushme, me ngjasa ne gjendje te ngrire ne siperfaqet e tyre.

Astronomet nuk jane akoma ne gjendje per te percaktuar plotesisht se cila eshte gjendja ne te cilen kete planete ndodhen. Ata po presin leshimin e teleskopit James Webb t’u pergjgijet ketyre pyetjeve.
 
Back
Lartë