• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Horoskopi për ditën e sotme, 8 tetor 2022

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
DASHI


Në dashuri duhet t’i qëndroni larg komplikimeve, sepse në horizont shfaqen grindje dhe debate, por edhe mundësi të reja për t’ia dalë mbanë. Disa mund të mendojnë se keni bërë një lëvizje të gabuar në punë, megjithatë ju gjithmonë mund ta rregulloni atë. Gjëja kryesore është të pranoni gabimet tuaja.

DEMI


I dashur Dem, po fillon një periudhë e shkëlqyer për marrëdhënie, prandaj përfitoni prej saj. Kushtojini kohën që meriton puna, sepse jo gjithmonë gjithçka do të shkojë në mënyrën e duhur. Mendohuni pak më thellë.

BINJAKËT


Përpiquni të qëndroni të qetë. Çlirojeni zemrën tuaj nga problemet, dhe mos u shqetësoni. Fusha juaj është e lirë. Në punë distancohuni nga ata, që nuk ju kuptojnë. Me pak fjalë, shkoni drejt në rrugën tuaj. Dhe harrojini ata që nuk të vlerësojnë ashtu siç duhet.

GAFORRJA

Mendoni se dikush po kërkon të përfitojë ç’të mundet prej jush, por nuk keni humbur gjithçka. Në punë do të merrni lajme të mira mes ditës së sotme dhe së dielës. Ndoshta mund të jetë një mundësi e mirë për të realizuar projekte të reja. Besoni më shumë në cilësitë tuaja.

LUANI

Ata që janë beqarë prej disa kohësh mund t’i përkushtohen dashurisë, pasi mund të jetë momenti i duhur. Një periudhë rishikimi në jetën profesionale. Ndoshta jeni lodhur nga rutina e zakonshme dhe dëshironi disa lajme të reja. Filloni të shikoni përreth.

VIRGJËRESHA

Këtë fundjavë ka shumë dyshime që ai mezi pret t’jua heqë. Mundohuni të mos jeni të zemëruar, nëse diçka nuk është në rregull me ju. Ka akuza pa asnjë bazë që kërkon t’ju shkatërrojë marrëdhëniet tuaja në dashuri. Do të zemëroheni me ndonjë koleg që nuk po ju jep përgjigjet që prisnit.

PESHORJA

E dashur Peshore, nëse keni përjetuar një krizë në dashuri, mund të filloni sërish nga e para për të arritur një nivel më të shkëlqyer. Momenti është shumë i favorshëm. Mundohuni të mos ushqeni diskutime dhe shqetësime të panevojshme. Ka ngadalësime në punë. Jo çdo gjë po shkon sipas planit, përkundrazi. Por mos u dorëzo.

AKREPI

Mund të rikuperoni një ndjenjë të rëndësishme. Disa pasiguri të vogla në punë mund të zgjidhen së shpejti. Mund të arrini gjëra të mëdha dhe të kuptoni se në cilën rrugë po shkoni. Me pak fjalë, përveshni mëngët.

SHIGJETARI

Mund të bëni gjëra të mëdha. Në dashuri mund të lindë një lidhje e rëndësishme me shenjën e Ujorit. Mund të ketë po ashtu shanse të mëdha për sukses, në fund të muajit. Bëni një kërkesë deri në fund të muajit nëse keni ndërmend të merrni një përgjigje në punë. Vërtet mund të shkoni larg.

BRICJAPI

I dashur Bricjap, me Hënën e favorshme, mund të hapen mundësi të mëdha drejt suksesit. Në dashuri mund të flisni për gjëra të mëdha. Është e mundur që kohët e fundit të keni marrë një konfirmim ose që roli juaj të jetë bërë i rëndësishëm. Duhet të dëshmosh se e meriton.

UJORI

Këtë fundjavë mund të lindin ndjenja të bukura dhe të çmuara. Në punë jeni në kërkim të shtysave dhe mundësive të reja. Mos u dekurajoni nëse diçka nuk shkon sipas planit, mund të largoni shumë kënaqësi.

PESHQIT

Mund të jetë koha e duhur për ta marrë veten seriozisht dhe për të përjetuar emocione të forta. Gjeni stabilitet dhe dëshirë për të punuar. Edhe në dashuri gjërat më në fund po shkojnë mirë dhe keni një shtysë të re, siç nuk ju ka ndodhur prej disa kohësh. Përfitoni prej saj.
 
Back
Lartë