• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Horoskopi për ditën e sotme, 4 mars 2020

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi


Do të keni një ditë plot aktivitet sot. Sigurohuni që të keni një mëngjes pozitiv dhe të shëndetshëm që të merrni energji. Sa i përket anës sentimentale, gjërat do të duken të qëndrueshme.


Demi


Nëse keni menduar të bëni një blerje, shikoni për ofertat më të mira. Mos shkoni për atë që ju reklamohet më shumë. Kjo këshillë vjen sepse situata ekonomike ditën e sotme nuk është në formën më të mirë.

Binjakët


Ju mund të jeni duke luftuar me një situatë të ndërlikuar tani, ndaj është me rëndësi që të merrni sa më shumë informacion përpara se të ndërmerrni një vendim. Në aspektin financiar, lajmet duken pozitive.

Gaforrja


Për të arritur atje ku doni sa më shpejtë në karrierën tuaj, duhet të ekuilibron aftësitë tuaja. Kjo është një kohë e mirë për bashkëpunim. Çdo fërkim që keni pasur me eprorët tuaj po i vjen fundi.

Luani


Të mësoni diçka të re është e pamundur nëse mendoni se i dini të gjitha, prandaj sigurohuni që të ruani përulësinë. Sot do të vlerësohet shumë nëse u vini në ndihmë njerëzve të tjerë.

Virgjëresha


Çdo problem që ju keni me bashkëpunëtorët tani mund ta bëjë ditën e punës më të pakëndshme, por ato janë të pashmangshme. Jini të hapur për një mendim tjetër në rast jeni duke menduar për të bërë një investim.

Peshorja


Një aktivitet shoqëror mund t’ju shkaktojë lodhje. Nëse nuk dëshironi të merrni pjesë, gjeni një justifikim për ta anuluar pjesëmarrjen. Gjërat do të jenë në rregull, kështu që thjesht pushoni dhe përpiquni të kënaqeni!

Akrepi


Dikush për të cilin keni interes ose ju pëlqen mund të bëjë diçka që ju shqetëson vërtet sot, por ju do të duhet të bëni çmos për të mos u zemëruar me atë. Ai është një person i mirë dhe ju e dini këtë. Përkundrazi, përpiquni ta forconi raportin tuaj.

Shigjetari


Kjo është një ditë e shkëlqyer për të bërë shumë gjëra dhe të argëtoheni ndërsa e bëni këtë! Koha është në anën tuaj tani, prandaj shfrytëzojeni sa më shumë. Një raport sentimental duket i shëndetshëm.

Bricjapi


Nëse një marrëdhënie e re që ka nisur së fundmi është duke ecur mirë përpiquni ta ruani dhe ta forconi atë. Kjo vlen si në aspektin profesional edhe sentimental Në çështjet financiare mund të merrni lajme pozitive.

Ujori


Sot mund të shënohet fillimi i diçkaje të re për ju. Vazhdoni të bëni atë që jeni duke bërë, dhe mos harxhoni shumë energji duke kërkuar diçka të re. Në çështjet e aspektit profesional, përpiquni të jepni maksimumin edhe nëse mendoni se nuk po merrni vlerësimin e duhur.

Peshqit


Energjia juaj është e lartë sot, por pak eksplorim do ta bëjë atë edhe më të fortë! Provoni të bëni diçka të re sot. Mos u izoloni në gjëra monotone. Një lidhje sentimentale mund t’jua bëjë ditën më të bukur.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 4 mars 2020 appeared first on 360 Grade.
 
Amon mer ktu thot ndryshe,ven tjeter ndryshe kujt valle duhet me i besuu?? ??
 
Back
Lartë