• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Horoskopi për ditën e sotme, 23 prill 2022

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Tashmë ka ardhur momenti që të shikoni përpara dhe të prisni mundësitë që do ju ofrohen. Megjithatë duhet të mbani parasysh se për të pasur rezultate të mira, nuk mjafton mbështetja e yjeve, por duhet vendosmëria juaj.

Demi

Do të keni shumë dëshirë për të dashuruar, për të qëndruar me të tjerët dhe për të buzëqeshur. Kjo javë ju sheh një prej shenjave më të favorshme.

Binjakët

Kjo e premte do ju gjejë nervoz dhe aspak në humor, ndaj do të ishte mirë që të shmangnit konfliktet dhe polemikat, sidomos në punë. Nuk jeni të sigurtë për atë që doni.

Gaforrja

Keni nevojë për qetësi, por duket se ankthi dhe tensioni nuk ju lënë të qetë, sidomos sa i takon çështjeve ekonomike. Duhet të tregoni më shumë kujdes për ndjenjat, të cilat po i lini pas dore për shkak të problemeve të jashtme.

Luani

Kjo e premte do ju gjejë të mbushur me energji pozitive, sidomos lidhur me punën dhe karrierën. Do të shihni rezultate të mira, si fryt i përkushtimit tuaj. Vetëm në dashuri do të ketë diçka që nuk shkon.

Virgjëresha

Keni nevojë të jini të qetë, pasi në të kundërt nervozizmi shoqëruar me problemet fizike mund t’iu hapë probleme. Mundohuni që të shkarkoni stresin dhe të gjeni momente paqeje, duke u larguar nga njerëzit negativ.

Peshorja

Ndoshta druani se njeriu i zemrës nuk ka ndjenja shumë të sinqerta ndaj jush, ose sepse nuk iu përgjigjet në të njëjtën mënyrë. Keni nevojë për qartësi për të parë se si janë gjërat.

Akrepi

Parashikohet një ditë mjaft pozitive gjatë së cilës do të ndiheni të relaksuar dhe larg stresit dhe konfliktet e ditëve të kaluara. Do të jeni të mbushur me energji dhe ky rikuperim do të ndikojë pozitivisht edhe në trupin tuaj.

Shigjetari

Do të jetë një ditë mjaft pozitive ku gjërat që dukeshin se nuk ecnin do të marrin drejtim mjaft interesant. Do të përjetoni emocione të bukura, ndaj lëreni veten të lirë për të shijuar çdo moment.

Bricjapi

Nëse raporti në çift është në krizë, mund të analizoni situatën me shumë kujdes në mënyrë që të shmangni polemikat. Bëni qartësi me veten tuaj, merrni vendimin që ju përshtatet, pa u bërë pishman.

Ujori

Ndonëse shenja jua është revolucionare, të gjitha të rejat që do të vijnë, do ju turbullojnë. Mundohuni që të merrni më të mirën nga çdo gjë, pasi do të ketë shumë gjëra pozitive.

Peshqit

Dita nuk do të jetë në ritmin e duhur, por përmirësimi do të nisë, ndaj mos u shqetësoni shumë. Mundohuni vetëm që të pushoni pak më shumë. Parashikohen zhvillime dhe projekte të reja të cilat premtojnë rezultate të favorshme.
 
Back
Lartë