• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Horoskopi për ditën e sotme, 11 prill 2022

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Mos u tërhiqni nga një person që ju bën t’ju rrahë zemra fort. Ndonëse ju duket sikur nuk jeni askund, lini çdo gjë të ecë me kohën. Një punë që ju dukej sikur nuk po ecte si duhej, do të bëhet e rëndësishme për ju.

Demi

Mund të ketë një shkëputje nga ata që doni sepse situata ka qenë e tensionuar mes jush, por kjo nuk është diçka negative. Në punë, gjithçka po shkon shumë mirë, mos i nënvlerësoni propozimet e reja që do ju vijnë.

Binjakët

Situata është më e mirë në familje. Sot dhe nesër ditë mund të ketë momente emocionuese në dashuri. Kujdes nga ajo që firmosni, mund të ketë shpërqendrime që çojnë në vonesa.

Gaforrja

Nëse jeni beqarë, do të keni takime interesante. Kushtojini vëmendje gjendjes suaj sonte: një fjali e keqe ose një problem në familje mund t’ju mërzisë. Ndërkohë nëse punoni fort, do të keni stabilitet nga ana financiare.

Luani

Yjet parashikojnë momente të këndshme krah atij/asaj që pëlqeni, është koha për të ecur përpara! Ndryshime të mëdha vijnë edhe në punë.

Virgjëresha

Sot është me tension në dashuri, por do të ketë takime të reja intriguese. Ata që janë në një lidhje të gjatë mund të kenë probleme financiare. Shmangni polemikat.

Peshorja

Juve pëlqejnë situatat e ndërlikuara në dashuri. Ndërkohë në punë, paratë po vijnë, ndaj mendoni të bëni propozime. Ata që janë sipërmarrës, do të jenë të favorizuar për sot.

Akrepi

Lajme të rëndësishme vijnë nga ana e dashurisë! Dikush që ju ka qëndruar larg prej kohësh, mund të shfaqet sërish. Në punë jeni shumë i kërkuar, bëni kujdes të mos e teproni. Nëse punoni vetë, nuk dini kujt t’i besoni.

Shigjetari

Mundohuni ta jetoni dashurinë në maksimum dhe mos e fshihni faktin që keni dalë nga ‘guaska’ ku qëndronit prej muajsh. Në fushën financiare duhet të qëndroni të qetë dhe të studioni një taktikë të re për të përfituar më shumë të ardhura. Do të ketë vonesa vetëm në kontrata.

Bricjapi

Sot jeni të hutuar, ndaj mos i besoni personit të parë që takoni. Në punë duhet të merrni vendime të rëndësishme, vlerësoni mirë këto ditë.

Ujori

Këtë periudhë keni nevojë për qetësi në dashuri. Ndërkohë po vijnë situata të favorshme që mund të sjellin ndryshimin e jetës që keni dashur prej kohësh.

Peshqit

Ju pëlqen dikush? Filloni të mendoni se si të krijoni një mundësi të re. Në punë, kjo është periudhë që çon në rritjen e performancës tuaj.
 
Peshqit

Ju pëlqen dikush? Filloni të mendoni se si të krijoni një mundësi të re. Në punë, kjo është periudhë që çon në rritjen e performancës tuaj.
Mpelqen njana po zdu me ja than hic ???
 
Back
Lartë