• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Horoskopi për ditën e martë, 15 mars 2022

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi: Ju duhet të shmangni konfliktet dhe të ruani ekuilibrat. Kujdes nga përplasjet me të afërmit dhe lini zemrën të lirë.

Demi: Harrojeni dashurinë për sot. Marrëdhëniet e lindura në këtë periudhë nuk janë më të mirat. Në punë dëshironi diçka të re, të ndryshoni ambientin ose të provoni gjëra të reja. Provoni ta bëni dhe do të shpërbleheni.

Binjakët: Është një ditë interesante për dashurinë, por kujdes nga ndërhyrjet e jashtme. Mendoni mirë veprimet që doni të bëni sepse rrezikoni të bëni gabime.

Gaforrja: Duke nisur data 17, do të përjetoni momente emocionuese. Jeni të shqetësuar për punën dhe duhet të gjeni strategji të reja.

Luani: Sot, Hëna nuk është në shenjën tuaj ndaj shmangni konfliktet. Jeni konfuzë në punë, ndoshta për shkak të ndryshimit që kërkoni por nuk vjen. Nuk dini nëse doni të vazhdoni me të njëjtin ritëm apo të nisni nga e para.

Virgjeresha: Këtë periudhë, marrëdhënia juaj është e çuditshme. Sot mund të ndiheni të shqetësuar. Në punë Jupiteri është përballë dhe ju bën të mos shihni asnjë përmirësim, ndaj prisni pak kohë.

Peshorja: Këtë pasdite Hëna do të jetë në shenjën tuaj, pritet lindja e emocioneve të bukura. Në punë, nëse kultivoni ide të reja, brenda një kohe të shkurtër do të sjellin shumë sukses.

Akrepi: Në dashuri, kjo është periudhë shumë e mirë për ju. Në punë, është keq të mos e përdorni fuqinë e Mërkurit për të trajtuar disa çështje të pazgjidhur.

Shigjetari: Në dashuri, sot është dita e këndshme. Në punë jeni më optimistë, kushtojini vëmendje shpenzimeve, është ditë interesante.

Bricjapi: Do ta keni më të lehtë të thoni atë që ndjeni: kini kujdes në katër ditët e ardhshme. Çështjet ligjore më në fund mund të mos kenë më probleme.

Ujori: Në dashuri do të lini pas tensionet e fillimit të muajit për t’i hapur rrugë emocioneve të bukura. Shmangni zgjedhjet e sikletshme në punë.

Peshqit: Njohuritë e bëra këtë muaj mund të jenë interesante. Yjet janë në favor të parave dhe marrëveshjeve!
 
Back
Lartë