• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

HOROSKOPI/ Ngjarjet më të pafata që do u ndodhin 12 shenjave

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Mërkuri do të fillojë të tërhiqet më 31 tetor, natën e Halloween-it duke e bërë këtë fenomen astrologjik edhe më të frikshëm. Sikur kjo të mos mjaftonte, planeti do të vendoset në shenjën më misterioze të zodiakut, Akrepit. Në vend që të luftojmë energjinë, pse të mos e përqafojmë këtë lëvizje kozmike e të përballemi me pasojat. Mërkuri në prapavijë do ndikojë në jetën e të gjithave shenjave dhe ngjarjet më të pafata të vitit duket se do të mblidhen këto ditë. Ja disa mënyra si t’ia hidhni paq !

Të gjithë do të përjetojnë të paktën një goditje gjatë zmbrapsjes së Mërkurit. Zakonisht këto momente jo të mira do të nxiten nga harresa e gjërave kryesore, zënkat dhe keqkuptimet ! Do ju duket sikur njerëzit nuk ju dëgjojnë, nuk jua marrin për bazë mendimet dhe do të ndiheni sikur ju kanë lënë në hije edhe njerëzit më të dashur.

Kini kujdes me komunikimin sepse këto kohë do ju dalin në shesh të gjitha ‘të palarat” Mesazhe të dërguara gabimisht e përgjigje që nuk duhen kthyer ! Kjo fazë do të përfundojë shpejt ndaj mos prishni gjithçka keni ndërtuar tani, vetëm se jeni në nerva e sipër. Kot nuk thonë i duruari i fituari.

Gjatë sezonit të zmbrapsjes së një planeti, njerëzit toksikë tentojnë të rikthehen në jetën tonë. Ka një arsye përse i kemi lënë pas, ndaj kujtojeni dhe mos u lëkundni! Asgjë nuk është në favorin tonë këto ditë, por mënyra si do e përballoni situatën do bëjë diferencën. Ky fenomen mund t’ju fundosë ose jo./Living
 
Back
Lartë