• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Horoskopi i të premtes/ Përgatituni për të papritura, shenjat që duhet të tregojnë kujdes gjatë ditës

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Dita e nesërme mund të jetë kritike për punën tuaj. Mendohuni mirë përpara se të paraqisni një projekt në punë, pasi rezultatet e nesërme do të përcaktojnë për një promovim të rëndësishëm në të ardhmen e afërt. Mundet që një anëtar i familjes t’ju kërkojë ndihmë financiare nesër.

Demi

E premtja mund të kthehet në një ditë monotone. Vëmendja juaj do të fokusohet në përmirësimin e buxhetit dhe rikthimin e rregullit në shtëpi. Është e mundur që dikush t’ju surprizojë, gjë që do t’ju falë një kënaqësi të papërshkrueshme.

Binjakët

E premtja ka gjasa t’ju sjellë ngjarje që janë më shumë se thjesht shanse. Besoni në ndjenjat tuaja dhe mos kini frikë të filloni një bisedë që mund t’ju kthejë pas në të shkuarën. Bisedoni me takt dhe bëni durim.

Gaforrja

Përgatituni për një të papritur dhe tregohuni mjaft të kujdesshëm gjatë ditës, pasi mund të përballeni me vështirësi të shumta. Beqarët e kësaj shenje mund të takojnë një person shumë special nesër. Gjithashtu, bëhuni gati për shpenzime të parashikuara.

Luani

Mund të keni shanse të mëdha për sukses. Gjatë paradites mund të zhvilloni një takim të suksesshëm në punë në favor të ideve tuaja, në kuadër të diçkaje konkrete. Ndërsa për disa të tjerë, suksesi do të jetë në aspektin personal.

Virgjëresha

Përpiquni të shmangni personat konfliktualë gjatë ditës së nesërme. Energjitë e tyre të miksuara me tuajat mund të çonin drejt një konflikti të madh. Kjo ditë mund të kalojë qetësisht, nëse fokusoheni te rutina juaj dhe të shmangni temat pa interes.

Peshorja

Nesër do të ndiheni të kënaqur në aspektin profesional. Ata që po punojnë për një projekt të rëndësishëm do të mund të ndërmarrin një hap që do t’i çojë drejt drejtimit të duhur. Ndërsa pas pune nuk parashikohet ndonjë gjë e veçantë, përveç rutinës suaj.

Akrepi

Do të përballeni me konkurrencë, por fati do të jetë në anën tuaj. Nëse sapo keni filluar të trajnoheni, bëni gjithçka mundeni për të arritur rezultatet e duhura. Është shumë e rëndësishme që të gjeni kohë për t’u relaksuar, në mënyrë që të riktheni energjitë e humbura.

Shigjetari

Do të dukeni shumë sharmantë gjatë ditës së nesërme. Beqarët e kësaj shenje duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi, nëse duan të tërheqin personin që dëshirojnë. Ndërkohë, duhet të bëni kujdes me financat, mos bëni blerje të shtrenjta.

Bricjapi

Kushtojini më shumë rëndësi vetes. Do të përpiqeni gjatë gjithë ditës të ndihmoni këdo që ka nevojë, por kjo do t’ju shpërqendrojë nga disa çështje mjaft të rëndësishme për ju. Megjithatë, në fund të ditës parashikohet të keni rezultate pozitive. Sa i përket aspektit personal, jo gjithçka do të shkojë ashtu siç ju dëshironi.

Ujori

Do të jenë në betejë të vazhdueshme me disa çështje të ndryshme. Kjo mund të vijë për shkak të pagjumësisë apo prej disa problemeve të caktuara. Rekomandohet të rifilloni sa më shpejt takimet dhe të përpiqeni për rezultate të kënaqshme si më parë. Herë pas herë mund të ndiqni intuitën, pasi do t’ju çojë në drejtimin e duhur.

Peshqit

Merrni parasysh pasojat e mundshme, pas disa veprimeve të nxituara nga ana juaj. Mund t’ju ofrohet një promovim, por edhe pse mund t’ju duket joshës, sigurohuni që të mos ketë ndikim negativ te personat e tjerë të përfshirë. Do të kaloni një mbrëmje mjaft të këndshme nën shoqërinë e partnerit/partneres suaj.
 
Back
Lartë