• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Horoskopi i të martës/ Shenjat që kanë vendosur t’i japin një shtysë tjetër jetës dhe ta ndryshojnë atë

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Ju pret një ditë pozitive, ndaj përfitoni nga ndikimi i favorshëm i planetëve për t’i çuar gjërat përpara. Do të keni ndihmën e pakursyer të një personi të shtrenjtë për ju.

Demi

Mund të keni shumë mendime e ide, madje edhe shumë mënyra për t’i shfrytëzuar, por për këtë duhet t’u imponoheni eprorëve. Nuk ju lejohet më të hidhni hapa të gabuara në aspektin sentimental.

Binjakët

Konfliktet zgjidhini me qetësi, veçanërisht ato profesionale. Në dashuri rikuperimi do të jetë i ndjeshëm.

Gaforrja

Keni vendosur që ti jepni një shtysë jetës tuaj dhe ta ndryshoni atë, veçanërisht në nivelin profesional. Megjithatë mundohuni që të mos hidhni hapa shumë të guximshëm.

Luani

E marta do të jetë mjaft pozitive dhe gjatë saj do të keni mundësi që të guxoni si profesionalisht edhe sentimentalisht. Projektet do të çohen përpara me sukses, ndërsa kush dëshiron që t’ia kushtojë fundjavën dashurisë, do të kalojë momente të paharrueshme.

Virgjëresha

Jo gjithçka do të shkojë sipas parashikimeve tuaja, dhe kjo do t’ju dëshpërojë disi, por nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. Në fushën sentimentale gjërat do të shkojnë më mirë nëse tregoheni tolerantë.

Peshorja

Pasi keni kaluar një muaj të rënduar, po përgatiteni për një periudhë të mbushur me një sërë mundësish. Gushti do të jetë tranzit, pa ngarkesa dhe ulje-ngritje.

Akrepi

Do të shënohet një rikuperim i ndjeshëm pas ditëve të ngarkuara që keni kaluar. Mundohuni të gjeni më shumë kohë për veten që të qetësoheni.

Shigjetari

Do të ndiheni pak të lodhur gjatë kësaj dite. Megjithatë kjo situatë nuk do të ndikojë në jetën tuaj sociale, në sajë të ndikimit të Venusit, Marsit dhe Diellit. Parashikohen takime mjaft të favorshme.

Bricjapi

Një problem i pazgjidhur akoma ju krijon jo pak vështirësi, por nëse e shihni dhe e shqyrtoni problemin nga një këndvështrim tjetër, atëherë do të zbuloni se ka zgjidhje shumë më optimale.

Ujori

Do të përballeni me një periudhë të mbushur me tension, lodhje dhe nervozizëm. Fatmirësisht pjesa e dytë e muajit do të vijë drejt përmirësimit, pasi keni nevojë që të arrini një qëllim. Edhe në planin sentimental do të jeni joshës.

Peshqit

Duhet të mundoheni që të jeni më pak xheloz. Ndoshta po jetoni një situatë në të cilën jeni të mbushur me dyshime. Ruhuni nga ata që pretendojnë se janë miqtë tuaj.
 
Demi

Mund të keni shumë mendime e ide, madje edhe shumë mënyra për t’i shfrytëzuar, por për këtë duhet t’u imponoheni eprorëve. Nuk ju lejohet më të hidhni hapa të gabuara në aspektin sentimental
 
Back
Lartë