• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Horoskopi i të martës/ Dikush që do të takoni në udhëtime mund t’ju japë këshilla të vlefshme

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Dashi

Është tepër e rëndësishme që të qëndroni brenda kufijve këtë jave. Me Mërkurin që largohet nga shenja juaj, nuk do të jeni popullor sa më parë. Jini entuziast, por edhe realist.

Demi

Pak fjalë të mira nga janë gjithçka duhet për të gëzuar një shok, apo koleg që po kalon një periudhë të vështirë. Jeta supozohet të jetohet në mënyrë të lumtur e buzëqeshja ndihmon.

Binjakët

Nuk do të gjeni zgjidhje për problemet tuaja duke qëndruar në shtëpi. Nuk mjafton vetëm të shqetësoheni. Ngrihuni dhe veproni. Dikush që do të takoni në udhëtime mund t’ju japë këshilla të vlefshme.

Gaforrja

Nëse merrni një ofertë financiare të çfarëdollojshme ditët në vijim, duhet të mendoheni mirë nëse ia vlen. Mund të duket tërheqëse, por mund të përfshijë angazhim afatgjatë që mund të mos jetë në interesin tuaj më të mirë.

Luani

Mërkuri, planeti i komunikimeve, largohet nga ndikimi mbi shenjën tuaj këtë javë, kështu që mos u surprizoni nëse të tjerët nuk kuptojnë çfarë po përpiqeni të thoni. Fjalët që ju thoni dhe ato që ata dëgjojnë, mund të mos kenë lidhje.

Virgjëresha

Të tjerëve mund t’ju duket se ju jeni mbërthyer në mungesën e vetëbesimit, por e vërteta është se ju jeni vetëm i tensionuar. Por është fakt se po shqetësoheni për diçka të pavlerë.

Peshorja

Mund të jetë diçka e zgjuar të mos imponoheni shumë me opinionet tuaja, pasi ajo që mund të mendoni se është e drejtë neser, mund të mos jetë e njëjtë në të ardhmen.

Akrepi

Nëse një koleg përpiqet tua hedhë ju fajin duhet ta refuzoni menjëherë. Nëse hezitoni, qoftë edhe për një sekondë, mund të mbillni farat e dyshimit tek ata që ju besojnë.

Shigjetari

Me lëvizjen e Mërkurit shanset janë që ju të vini në pikëpyetje diçka që gjithmonë e keni besuar. Mendoni mbi këtë çështje, por mos nxitoni të ndryshoni opinion.

Bricjapi

Mund t’ju besoni njerëzve me të cilët do të merreni këtë javë, por duhet të kontrolloni detajet para se të bini dakord për çfarëdolloj marrëveshjeje.

Ujori

Nëse mendoni se ka diçka të cilën duhet tua thoni të dashurve tuaj këto kohë, atëherë flitni neser, para se Mërkuri të largohet nga shenja juaj.

Peshqit

Nuk ju duhet ta pëlqeni një person në mënyrë që të punoni në mënyrë efektive me ta. Nëse jeni i zgjuar do t’i fshihni ndjenjat tuaja këtë fundjave dhe të fokusoheni në detyra.
 
Back
Lartë