• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

HIV – AIDS ne stadet me te rendesishme te tij

Juno

Kontributor
LV
0
 
Specialistët e shëndetit publik konfirmojnë se është e pamundur që të llogaritet koha e saktë nga momenti i infektimit deri në zhvillimin e sëmundjes AIDS, si dhe shfaqjen e shenjave të dukshme.

Kjo kohë është e ndryshme për individë të ndryshëm dhe është në varësi të stilit të jetesës, të mënyrës së të ushqyerit, terapisë dhe mbështetjes sociale e psikologjike. Përgjithësisht kjo periudhë është 2 deri në 15 vjet. Me futjen e terapisë antiretrovirale dhe profilaksisë për infeksionet që shfaqen më pas është zgjatur koha e fillimit të sëmundjes dhe mbijetesa e të sëmurëve.

Sipas specialistëve të ISHP-së, infektimi me virusin HIV ndodh kur lëngjet e një personi të infektuar transmetohen tek një person tjetër nëpërmjet: gjakut, spermës, lëngjeve vaginale apo qumështit të gjirit. Transmetimi i infeksionit HIV bëhet me rrugë seksuale, nëpërmjet gjakut, si dhe nga nëna tek fëmija. Transmetimi vertikal (nga nëna e infektuar tek fëmija), mund të ndodhë para, gjatë dhe pas lindjes.

Më tej specialistët e ISHP-së, lidhur me përhapjen e kësaj sëmundje detajojnë se : “sot, fillimi i shpejtë i mjekimit me preparate antiretrovirale, lindjet me operacion, mos ushqyerja e fëmijës me gji prej nënës së infektuar, e kanë minimizuar këtë mundësi infektimi”. Megjithatë disa veprime që ne i kryejmë gjatë bashkëjetesës së përditshme nuk ndikojnë në marrjen e kësaj sëmundje të rëndë. Në këto kushte, virusi HIV nuk transmetohet gjatë bashkëjetesës normale që mund të sjellë përdorimin e përbashkët të: dushit, vaskës, peshqirit, telefonit, mjeteve të transportit publik, pishinës, frekuentimit të shkollës, etj.

Po ashtu nga e puthura (jo e thellë), përqafimi, shtrëngimi i duarve, teshtitja, kollitja nuk rezulton të merret infeksioni HIV. Infeksioni nuk transmetohet përmes; ujit, ushqimit, ajrit, pickimit të insekteve apo kujdesit të kafshëve. Infeksioni HIV zakonisht diagnostikohet nëpërmjet testeve të gjakut të cilat tregojnë prezencën ose mungesën e antitrupave HIV. Sa më herët të zbulohet aq më mirë është pasi, mund të japë efekte në shërim. Me kalimin në stadin e AIDS, dëmet janë të parikthyeshme. Në vijim të shkrimit gjeni 5 stadet e detajuara nga specialistët e ISHP-së nëpër të cilat zhvillohet sëmundja.

5 fazat nëpër të cilat kalon HIV-AIDS

Infeksioni HIV/AIDS kalon nëpër disa faza: Infeksioni fillestar, periudha dritare, faza asimptomatike, faza simptomatike dhe stadi AIDS.

Infeksioni fillestar

Me hyrjen në organizmin e njeriut e virusit HIV sasia e tij në gjak fillon të rritet me shpejtësi. Gjatë kësaj periudhe shumica e të infektuarve nuk kanë asnjë shenjë kështu që nuk kanë mundësi të kuptojnë nëse janë infektuar. Megjithatë një pjesë e tyre mund të ankohen për shenja të ngjashme me ato të gripit si: temperaturë, dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskulare, dhimbje të kyçeve, djersë natën, nauze, të vjella, si dhe diarre apo zmadhim të gjëndrave.

Periudha dritare

Mbasi një person është infektuar, sistemi imunitar i tij futet në veprim duke prodhuar antitrupat për të luftuar virusin. Periudha nga momenti i infektimit me virusin HIV deri në shfaqjen e këtyre antitrupave në gjak, quhet “periudha dritare”. Nëse një person i infektuar me HIV bën testin e thjeshtë gjatë kësaj periudhe ai do të rezultojë negativ, mbasi antitrupat nuk janë akoma të kapshëm. Në këtë periudhë ky person mund të infektojë të tjerët pa e ditur as vetë.

Periudha asimptomatike (pa shenja)

Më pas fillon një periudhë pa shenja që mund të zgjasë nga disa muaj deri në disa vite. Gjatë kësaj periudhe personat e infektuar ndihen mirë, bëjnë një jetë normale dhe duken të shëndetshëm, por ata janë infektues për të tjerët.

Periudha simptomatike

Mbas një periudhe me një shëndet relativisht të mirë fillojnë të shfaqen simptoma të lehta që tregojnë që sistemi imunitar që ka filluar të dëmtohet. Shenjat përfshijnë: temperaturë, djersë natën, humbje në peshë, kruarje, herpes, infeksione mykotike, etj. Në këtë periudhe personat me HIV pozitiv fillojnë të preken nga infeksionet të cilat shkaktohen nga organizma që në persona të shëndetshëm nuk mund të shkaktojnë sëmundje dhe që përbëjnë një kërcënim të madh për jetën. Me dobësimin e mëtejshëm të sistemit imunitar është e vështirë të luftohet infeksioni dhe personi kalon në stadin AIDS.

Stadi AIDS

Dëmtimi i parikthyeshëm dhe progresiv i sistemit imunitar të njeriut prej virusit HIV, bën të ç’organizohet i tërë sistemi imunitar i tij. Në këtë situatë organizmi nuk është i aftë të përgjigjet ndaj agjentëve parazitarë, viralë, mykotikë, apo të kontrollojë shfaqjen e disa tumoreve, duke u shfaqur kështu AIDS. Shenjat më të shpeshta të kësaj faze janë: humbje e madhe në peshë, dobësi, këputje, diarre e vazhdueshme që zgjat më tepër se një muaj dhe që nuk dominohet nga mjekimi, myk i shprehur, herpes, temperaturë e vazhdueshme, djersitje natën si dhe shenja sipas infeksioneve të ndryshme oportuniste.

Problemet në diagnostikim

Në vendin tonë vazhdon të mbetet problem diagnostikimi i vonshëm. Kështu, gjysma ose 35 raste të reja të vitit 2012 janë diagnostikuar në fazën e sëmundjes së AIDS. Për momentin nuk ka shërim apo vaksinë për HIV/AIDS. Megjithatë ekzistojnë mënyra efektive trajtimi me preparatet Anti RetroVirale (ARV) që mundësojnë ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe që trajtojnë infeksionet oportuniste. Barnat antiretrovirale, një dietë dhe ushqyerje e shëndetshme ndihmojnë në zbutjen e shenjave të kësaj sëmundje.

Rrugët për të parandaluar infektimin me Hiv-Aids

Parandalimi i transmetimin të virusit HIV është mjeti kryesor i luftës kundër përhapjes së HIV/AIDS-it. Barnat Anti RetroVirale janë barnat që bëjnë të mundur ngadalësimin e përhapjes së virusit në organizëm. Marrja e barnave ARV bën të mundur që një person me HIV të jetojë më gjatë dhe të bëjë një jetë më të shëndetshme. Nëse njerëzit janë të ndërgjegjshëm se si transmetohet HIV ata mund të marrin masat e duhura për ta bërë këtë.

Disa nga masat që duhen marrë për parandalimin e infeksionit përfshijnë: abstenimi ndaj seksit, përdorimi i prezervativit gjatë çdo forme të marrëdhënieve seksuale, mos shkëmbimi i ageve, brisqeve apo instrumenteve të tjerë që përdoren për piersing, tatuazhe, zbatimi i masave parandaluese në vendin e punës për punonjësit e shëndetësisë, mjekimi i IST-ve, bërja e testit për HIV nëse mendohet se ka pasur sjellje risku, etj.
 
Back
Lartë