• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Historia e dhimbshme e Luftës së Kosovës/ Fotografia që “tronditi” botën kthehet në mozaik

...

Kontributor
LV
0
 

Historia e dhimbshme e Luftës së Kosovës/ Fotografia që “tronditi” botën kthehet në mozaik​




blll.jpg


Sherife Luta me vajzën e saj Besianën Foto e parë në vitin 1999 ndërsa e dyta në 2021-ën para “Murit të Kujtesës” në Bllacë

Fotografia në të cilën shfaqet Sherife Luta me vajzën e saj Besianën, pasqyron historinë e dhimbshme të Luftës së Kosovës.

Aty është dokumentuar momenti i largimit të një grupi të madh banorësh me në krye një grua, e cila mban në gjoks të bijën vetëm 6-muajshe.

Në respekt të tyre, është krijuar një mozaik në “Murin e Kujtesës” në Bllacë.
Kujtojmë se Sherife Luta dhe e bija Besa, bashkë me kryefamiljarin, ishin të ftuar për herë të parë në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të rrëfyer live ngjarjen e pabesueshme të 20 viteve më parë.


Sherifja kujtoi vështirësitë e atij udhëtimi të gjatë në këmbë, ku iu desh të vazhdonte pa praninë e të shoqit, pa ngrënë dhe me vajzën e vogël në krah, që e ushqente gjatë gjithë kohës vetëm me qumësht gjiri.

Në një moment kur të gjithë kishin dyshuar se vajza kishte ngrirë nga i ftohti, kunata e Sherifes e kishte futur në furrën e pjekjes për ta ngrohur, me shpresën që e vogla do ishte ende gjallë.
Fatmirësisht Besa sot gëzon shëndet të plotë dhe është fëmija i madh i familjes, që më vonë u lumturua edhe me ardhjen në jetë të dy djemve.

Ajo tregoi se ndihet pafund krenare për forcën dhe sakrificën e nënës, që pa dijeninë e saj u kthye në një nga figurat më të komentuara edhe në mediat botërore.



Top Channel
 
  • Pëlqej
Reactions: nsr
Back
Lartë