• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Historia e 13-vjeçarit që ndërroi jetë në gjumë, mbante familjen me lëmoshë

...

Kontributor
LV
0
 

Historia e 13-vjeçarit që ndërroi jetë në gjumë, mbante familjen me lëmoshë​


Historia e 13-vjeçarit që ndërroi jetë në gjumë,


Një djalë i mitur nga Fushë Kosova është gjetur i vdekur në gjumë nga babai i tij. Një karrige e peshqir janë vendosur para derës së familjes Puçolli nga Fushë Kosovë. Kjo simbolikë e hapjes së dyerve për ngushëllime pas vdekjes së një familjari, nuk është krejt e zakonshme për ta.
Familja ka humbur djalin 13 vjeçar të cilin për shumë arsye, familjarët e çmonin shumë. Babai i tij Halit Buçolli që e gjeti të birin të vdekur në dhomën e tij. Elmedini qëndroi dy ditë në aeroportin e Prishtinës, e pasi që erdhi në shtëpi ai vdiq derisa po flinte. E që Elmedini kishte pasur një jetë të vështirë e thonë që të gjithë.

Puçolli tregon se si i biri 13 vjeçar nuk vijonte mësimin, por sigurohej që e gjithë familja të mos mbetej pa ushqim. Trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar në Mjekësi Ligjore për obduksione. Kështu bënë të ditur Policia.

Elmedini duket se është emër i njohur nga të gjithë në Pazarin e Fushë Kosovës. Duke thënë se ishte zemërmirë dhe shumë intelegjent, banorët po kërkojnë drejtësi nga shteti për humbje të fëmijëve të tyre. I pikëlluar për Elmedinin dhe gjithë rastet e ngjashme është përfaqësuesi i lagjes Bashkim Krasniqi. 13 vjeçari dhe angazhimi i tij njihej edhe përtej lagjes së tij.

Në kafenetë ku Elmedini kishte shkuar për të kërkuar lëmosha u shprehën të mërzitur për vdekjen e tij. Pasi rasti u lajmërua në Polici nga babai, ky institucion po vazhdon hetimet për rastin.

/Gazeta Express
 
Back
Lartë