• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Histori motivuese...Dy vëllezërit

Ajogoca1

Kontributor
LV
0
 
Ishin një herë dy vëllezër që jetonin në katin e 80-të në një gradaçelë. Kur po ktheheshin në shtëpi një ditë, për fatin e tyre të keq ashensori nuk punonte dhe duhet të ngjiteshin nëpër shkallë.
Pasi mbërritën në katin e 20-të me shumë stërmundim dhe duke gulçuar, ata vendosën që ti braktisin çantat e tyre të shpinës dhe ti merrnin të nesërmen kur të jetë rregulluar ashensori. Lanë çantat dhe u nisën. Kur me shumë mundim arritën në katin e 40-të, vëllai I vogël nisi të ankohej dhe filluan të zihen të dy. Ata vijuan të ngjiteshin duke u zënë deri në katin e 60-të.
Pasi kuptuan se kishin mbetur vetëm 20 kate për të ngjitur, ata vendosën të pushojnë sherrin dhe të ngjiten në paqe. U ngjitën në heshtje dhe më në fund mbërritën në shtëpinë e tyre. Secili prej tyre qëndroi I qetë para derës dhe priste që tjetri të hapte derën. Por u kujtuan se çelësat I kishin në çantat që I lanë në katin e 20-të.

Mësimi:

Kjo histori pasqyron jetën tonë…shumë prej nesh jetojnë nën pritshmëritë e prindërve, mësuesve dhe shokëv kur jemi të vegjël. Ne rrallë herë bëjmë gjëra që vërtet I duam dhe pëlqejmë ti bëjmë, jemi nën presion dhe stres dhe sapo arrijmë në moshën 20 vjeç ne lodhemi dhe vendosim të hedhim këtë ngarkesë (çanta në katin e 20-të).
Duke qenë të lirë dhe pa stres apo presion, në punojmë me entuziazëm dhe ëndërrojmë për ambicie dhe dëshira. Por kur bëhemi 40 vjeç, ne fillojmë të humbim viozionin dhe ëndrrat tona. Ne nisim të ndihemi të pakënaqur dhe fillojë të ankohemi e të kritikojmë. Jetojmë jetën në mjerim dhe të pakënaqur (ankesat e vëllait në katin e 40-të). Kur mbushim 60 vjeç, kuptojmë që na ka mbetur pak kohë për tu ankuar dhe fillojmë të ecim dhe të jetojmë episodin e fundit të jetës në qetësi dhe në paqe.

Ne mendojmë se tashmë ska mbetur asgjë më që të na zhgënjejë, deri në momentin që kuptojmë se nuk mund të pushojmë në paqe sepse kemi një ëndërr të parealizuar… një ëndërr që e braktisëm 60 vjet më parë.
Epo, cila është ëndrra jote? Ndiq ëndrrat e tua që të jetosh një jetë pa pendime.
 
Back
Lartë