• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Hipokrati

...

Kontributor
LV
0
 
Hipokrati ( Babai Mjekesise )

Hipokrati
lindi rreth 460 p.e.s. te ishulli greke igeia Kós; vdiq rreth 375 p.e.s.Larissa, Thessalia. Ka qenë një doktor i njohur të historisë së lashtë dhe bashkëkohori i Platonit. Konsiderohet si themelues i mjekësisë klinike ne Greqinë e Vjetër. Hipokrati luajti një rol themelor për ndarjen e shtrigërisë (magjisë) nga mjekësia. Ai ishte i pari qe kuroi fruthin dhe gjeti ilaçin kundër te ftohurit. Ai rridhte nga familje e Asklepve një familje mjekesh e shtiganesh, sipas mitologjisë greke ata kishin si paraardhës perëndim Asklep i cili ishte perëndia i mjekësisë. Vetëm anëtaret e kësaj familjeje kishin respektin e te gjithëve ne këtë profesion.


Hippokrates


Veprimtaria e Hipokratit

Ai ishte i nderuar edhe mes maqedonve te lasht pasi kishte kuruar mbretin e tyre (Perdikan).
Duke udhëtuar ai kishte ven re dallimin e shëndetit te banoreve te vendeve te ndryshme dhe kishte shkruar librin e pare mbi ekologjinë i cili titullohej "Disa, ujëra, mjedise dhe vende".
Ai ishte nder te paret qe ndihmuan qe te fashitej edhe Vdekja e Zeze (murtaja) me këshillat e tij mbi higjienën personale.

DEMOKRITI
Po ashtu at e kishin thirrur për te shikuar gjendjen mendore te Demokritit (filozof i lashtesis) dhe Hipokrati kishte dhëne përfundim se gjendja e tij ishte e shkelqyer edhe pse qeshte gjatë gjithë kohës.
 
Betimi i Hipokratit

Betimi i Hipokratit është një lloj ligji moral i njeriut me profesionin mjekë që bëjnë para se të fillojnë këtë profesion.

Përmbajtja e betimit

Në çastin kur po hyj në radhët e anëtarëve të profesionit mjekësor premtoj solemnisht se jetën time do ta vë në shërbim të humanitetit. Ndaj mësuesve do ta ruaj mirënjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndërgjegje e me dinjitet. Shëndeti i pacientit tim do të jetë brenga ime më e madhe. Do t’i respektoj e do t’i ruaj fshehtësitë e atij që do të më rrëfehet. Do ta ruaj me të gjitha forcat e mia nderin e traditës fisnike të profesionit të mjekësisë. Kolegët e mi do t’i konsideroj si vëllezër të mi. Në ushtrimin e profesionit ndaj të sëmurit tek unë nuk do të ndikojë përkatësia e besimit, e nacionalitetit, e racës, e politikës, apo përkatësia klasore. Që nga fillimi do ta ruaj jetën e njeriut në mënyrë absolute. As në kushtet e kërcënimit nuk do të lejoj të keqpërdoren njohuritë e mia mjekësore që do të ishin në kundërshtim me ligjet e humanitetit. Këtë premtim po e jap në mënyrë solemne e të lirë, duke u mbështetur në nderin tim personal.
 
Rrapi i Hipokratit atje ku 2400 vjet më parë babai i Mjekësisë ligjëronte studentëve të tij


Rrapi i Hipokratit atje ku 2400 vjet më parë babai i Mjekësisë ligjëronte studentëve të tij

Rrapi i Hipokratit është një pemë e rrapit që ndodhet në ishullin Kos të Greqisë. Nën hijen e tij, sipas legjendës, Hipokrati (që konsiderohet babai i mjekësisë) u mbante ligjërata studentëve të tij në fushën e artit të mjekësisë. Aktiviteti dhe veprimtaria edukative dhe arsimore nën hijën e këtij rrapi kishte vazhduar edhe shumë kohë pas vdekjes së Hipokratit, madje mes personaliteteve të shquara të cilët kishin ligjëruar këtu kishte qenë edhe Pali i Tarsosit (Shën Pali). Rrapi (Platanus) në Kos është një rrap oriental ( Platanus orientalis ), me një diametër të kurorës prej rreth 12 metrash, e që konsiderohet të jetë pema më e madhe e rrapit në Evropë.

1280px-Kos_-_Platane_des_Hippokrates_03.jpg
Rrapi i Hipokratit ndodhet në vendin e quajtur Sheshi i Rrapit ose Platja Platanou, përpara Kalasë së Kalorësve dhe ngjitur me Xhaminë e Gazi Hasan Pashës (ngritur në vitin 1776) në qendër të qytetit Kos. Trupi i pemës së tanishme është vetëm rreth 500 vjet i vjetër, por ndoshta mund të jetë një pasardhës i pemës origjinale e cila gjoja qëndronte atje 2400 vjet më parë, në kohën e Hipokratit. Me kalimin e viteve, zemra e trungut është dëmtuar pothuajse tërësisht kështu që disa degë mbahen në këmbë me skela metalike. Pranë pemës është një burim i ujit me një rubinet të bardhë me shkronja të gdhendura në gjuhën arabe, i ndërtuar gjithashtu nga guvernatori turk Gazi Hasan Pasha.

Hippocrates.jpg
Farërat, filizat dhe mënjollat e këtij trungu janë përhapur pothuajse në të gjithë botën. Një filiz i prerë nga degët e këtij rrapi i’u dha dhuratë nga ishulli Kos për Shtetet e Bashkuara dhe Bibliotekën Kombëtare të Mjekësisë, që u mboll atje më 14 dhjetor 1961 në rrethinat e bibliotekës. Shumë kolegje mjekësore, biblioteka ose institucione tjera kanë, ose pretendojnë të kenë, filiza ose fara origjinale të kësaj peme në Kos.
 
Back
Lartë