• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Hidhet nga pallati me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu/ Lënë pas dy fëmijët e vegjël, prej vitesh jetonin në Amerikë

...

Kontributor
LV
0
 

Hidhet nga pallati me bashkëshorten aktori shqiptar Florind Belliu/ Lënë pas dy fëmijët e vegjël, prej vitesh jetonin në Amerikë​



iuuu.png




Aktori shqiptar Florind Belliu është vetëhedhur nga pallati në Bronx të SHBA-së bashkë me bashkëshorten, ndërsa trupat e tyre u gjetën rreth orës 9:15 të mëngjesit të së shtunës.

Sipas mediave amerikane, 35-vjeçari dhe gruaja 28 vjeç, u gjetën në oborrin e pasmë të 2199 Cruger Ave.
Mësohet se Florind Belliu dhe bashkëshortja e tij Ornela Belliu kishin ikur prej disa vitesh në Amerikë.

Florind Belliu ka qenë më parë aktor në Shqipëri, ndërkohë që përmes kërkimeve në internet rezulton se në Nju Jork ka punuar në një agjenci të shitjes së pasurive të paluajtëshme.

BELL.jpg


Viktima Florind Belliu
Detektivët “po hetojnë të gjitha këndvështrimet e mundshme, vetëvrasje të dyfishtë, vetëvrasje me vrasje”, tha policia.

“Duket sikur ata u hodhën nga kati i gjashtë”, tha një zëdhënëse e NYPD.
Burri “mund të ketë pasur një problem të shëndetit mendor” që nxiti incidentin, tha një burim policor për The Post.

Ai ishte shfaqur i zemëruar të premten, thanë fqinjët ndërsa u vetëvra për ditëlindje.
Çifti dhe dy djemtë e tyre të vegjël u vendosën në ndërtesë tre muaj më parë, tha fqinji i tyre. Ai tregon se përpara se çifti të transferohej në pallat, aktori kishte kërkuar që të hiqte kangjellat e dritareve, por Johnson i kishte thënë se nuk mund ta bënte pasi kishte fëmijë të vegjël.

“Dëgjova disa zhurma, pastaj pashë jashtë dhe vura re dy trupa”, tha një banor i habitur i ndërtesës Cruger Avenue.
“Unë u trondita. Kishte shumë gjak.”

fl4.png


Fqinjët të tronditur
Viktimat ishin një “çift i qetë”, tha ai, duke shtuar se zakonisht i shihte duke shëtitur. “Është e trishtueshme… po mendoj për fëmijët e tyre”.

Punonjësi Harold Johnson tha se është takuar me çiftin rreth orës 22:30 të së premtes dhe e pyeti nëse gjithçka ishte në rregull.

“Unë pashë që sytë e tij ishin vërtet të zmadhuar, sikur ishte i zemëruar, dhe nuk më është përgjigjur, ai vetëm tërhoqi gruan e tij dhe vazhdoi”, tha Johnson.

Florind Belliu ka studiuar për aktrim tek Akademia e Arteve në Tiranë. Njihet për rolet e tij në filmat “Amaneti” me regji të Namik Ajazit, “Të fortët” me regji të Altin Bashës, “Shtremët” me regji të Indrit Kasmit (rol kryesor) dhe “Në kërkim te kujt” me regji të Gjergj Xhuvanit ku ka luajtur rolin kryesor.

Në vitin 2017, aktori i cili ishte edhe skenarist prezantoi me sukses shfaqjen e tij “One Week” (Një Javë) në Nju Jork. “One Week” u shfaq tek teatri Producers Club Theaters në Times Square në Manhattan dhe u prit me sukses nga publiku.



fl3.jpg








Top Channel
 

Zbulohet misteri i vdekjes së çiftit shqiptar në New York​




Ai një aspirant për aktor. Ajo një vajzë me fytyrë ëngjëlli, nënë e dy fëmijëve.
Mënyra se si Florind dhe Ornela Belliu humbën jetën, duke rënë nga kati i gjashtë i banesës së tyre në New York ishte një ngjarje e mbushur me mister.
Hetuesit nuk e përjashtuan versionin e një vrasjeje. Por kush mund të ngrinte dorë kundër dy prindërve nga Shqipëria? Në anën tjetër, nëse kjo ishte një vetëvrasje, çfarë i shtyu ata drejt një vdekjeje makabër, që la pas dy fëmijë.


Dëshmitarë të ngjarjes thanë se në fillim nga kati i gjashtë i pallatit ra Ornela Belliu. Pak sekonda më pas, ra edhe Belindi.
“Mendova se mbase po ziheshin lart dhe ndoshta djali që po pastronte plehrat thirri policinë, pas pesë minutash erdhi policia”, tha një fqinj i tyre për mediat lokale, duke shtuar se çifti ishte “shqiptar si ne. I kam parë gjithmonë duke
duke blerë gjëra për shtëpinë, si çdo ditë së bashku, me dy fëmijë së bashku, nuk e kuptuam se kishte diçka që nuk shkonte.”

“Sot kishte ditëlindjen, më tha nëna e tij. Ai sapo foli me mamanë e tij në mëngjes”, tregoi fqinji.




Prej vitesh ata jetonin bashkë në Shtetet e Bashkuara dhe aspiranti për aktor ishte angazhuar në një agjensi për shitjen e pronave të patundshme. Në punë ishte edhe Ornela, që ishte shtatzënë.

Misterin për vdekjen e shtoi një mesazh i fundit i Florind Belliut në rrjetet sociale, ku ai fliste për një kurth.

“Po e shkruaj këtë përpara se të më detyrojnë të them gjëra që nuk janë dhe nuk i kam bërë. Më është bërë një kurth shumë i madh dhe i shtrirë në kohë shumë të gjatë. Janë përfshirë shumë njerëz prandaj nuk ia vlen të përmend emra. Për dy çunat e mi Schëibe dhe Raya. Kurrë në jetën time nuk kam shkelur asnjë ligj. As kam bërë ndonjë shkelje. Kam menduar se të flasësh dhe të thuash çfarë të duash është e drejta hyjnore. Përpara se të më detyrojnë me forma nga më të ndryshmet. Babi ju do shumë. M’i kanë kthyer të gjithë kundër. Me forma nga më të ndryshmet, secilin me arsyet e veta. Jam vetëm, vetëm fare nuk kam as njeri. Nuk kam si e nxjerr të vërtetën. Jam i pafuqishëm. Nuk gjej as avokat dhe as gazetar ta bëj publike. Më vjen keq. Kam vetëm Allahun. Ai më mjafton”, ka shkruar ai.

Mesazhi shtoi amullinë e ngjarjes dhe nxiti hamendësimet për një konflikt të mundshëm të 32-vjeçarit.

Ndërkohë miq të Florind Belliut e përshkruanin atë si një djalë të ndjeshëm dhe të dashur me familjen, që pak më parë kishte humbur dhe gjyshen dhe babain e tij.

Por përshkrimi patetik që i bënë Florindit në media, nxiti motrën e Ornelës të nxjerrë të vërtetën.

Në një status në rrjetet sociale, ajo tregon se ëngjëlli i vërtetë ishte e motra e saj, e cila bashkëjetoi për shumë kohë me një të sëmurë mendor, që në fund i mori jetën.

“Vë re me keqardhje që të gjithë portalet janë mbushur me fjalë të ndjera për humbjen e jetës së Florind Belliut, personit që vrau jo vetëm motrën tonë, por edhe fëmijën që do të lindte pas disa muajsh dhe asnjë fjalë keqardhjeje nuk kanë denjuar të shkruajnë për motrën tonë, e cila punonte dhe rriste pothuajse e vetme dy fëmijë të mitur, pasi ai që i mori jetën në mënyrën më makabre kishte kohë, vite që vuante nga çrregullime mendore, kishte bërë jetën të vështirë motrës sonë, por Ornela ishte aq e mirë dhe e dhimbsur saqë shkonte e vizitonte çdo ditë në klinikën psikiatrike ku ishte i izoluar atë që do t’i merrte jetën në mënyrën më kriminale…i dërgonte ushqim siç dëshironte Flori, saqë punonjësit e klinikës e kishin pagëzuar Ornelën ‘engjëll’, pasi ishte e vetmja që shkonte çdo ditë në klinikë…Mjekët e klinikës në Nju Jork e kishin paralajmëruar Ornelën që bashkëshorti i saj kishte ende probleme…”, shkruan motra e 28-vjeçares, duke zbuluar misterin e një ngjarjeje që prej ditësh u trajtua me patetizëm në media.
 
Pse e fshive ate qe kisha shkrujt un dhe pse nuk fshive kete postim ***** qe ke hedh ti?!
 
Back
Lartë