• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Heshtja e nates...

MaYaDa

Don’t touch!
ANETAR ✓
LV
0
 
Në çastin kur era qetohet, kur dita rri pezull
Kur dallëndyshet nuk dalin nga foleja
Kur kukuvajka bëhet gati për gjueti
Kur gjethet e pemëve flasin me zë aq të ulët
Sa çuçuritja e tyre është e endur me heshtje
Kjo rrahje gjaku ky tik-tak i shurdhët
Mos është gjë zemra jote? Mos është vallë imja?
Mos është ndoshta deti që merr frymë e dihat
Apo fryma e kohës që shkon e rrëshqet e merr arratinë?
Mbaj vesh. Ca hapa të lehtë ngurrojnë në errësirë
Kush vjen në takim? Kush hesht? Kush pret?
Mos je ti? Mos jam unë? Mos jemi vallë ne të dy së toku?
 
...Qetesia e nates renkonte
Orgazma te njepasnjeshme
Heshtja e mureve sduronte
As te rrahurat ne gjoks te zemrave.
Kerrcisnin derrasat ne shpirt
Carcafet ngaterroheshin kembeve
Trupat degjeshin nga ndjesite
Mishrat kafshoheshin dhembeve...
 
... Ne muzgun e mbremjes heshtja me shoqeron
Ne vetmine time zemra ty te kerkon
Ne endrrat e nates ti vjen papritur
Qendron aty si nje leter e lagur dhe e pagrisur
Ku ne te cilen lexohet cdo shkronje e deshiruar
E ne ato caste hap syte e ndjehesh e verbuar
E verbuar se prane ste shikoj
E lus zotin qe kjo enederr te mos mbaroje
Ne lindjen e diellit prap mendja me shkon tek ty
Do te thote qe smund te eci nese sjemi dy
Ne vena qarkullon emri jot
Kur ty te kem prane do jem njeriu me i lumtur ne bote...
 
...Me ler te dehem ne vetmine time
Sonte pa gdhire
Kur hena eshte jetime
Me ler te vdes dalngadal
Ne kte nate te qete ku s thuhet asnje fjale
Lere zemren te vajtoje
Pasi vetem zeri yt Mundi qe ta sheroje
E ndale kohe per nje cast
Per ta shuar kujtimin me pas
Renkimet ndjehen pa nxjerre asnje ze
Udhetare te kesaj nate mbete ne te
Mjaft! Ndalu! Ske te drejte te me lendosh
Nje dite do vuash si une ateher do ta kuptosh...
 
Doli hena e veshi qytetin me mendafshin e erret.
U ula prane oxhakut duke te te menduar.
Sa e lige eshte nata.
Ndjehem bosh.
Kjo heshtje nate po me mbyt.
Me shpeto.....
 
Nata hesht, jo se nuk din te flet por ndegjon
dhimbjet e te tjereve qe jane zgjuar, i kupton
mundohet t'ju jap qetesi, megjithate e kote
c'te beje nata e shkrete, sa vuajne n'kete bote?
 
Heshtja e nates sa te qeteson aq edhe te pervelon
 
Back
Lartë