Agjencia për kontrollin e cilësisë së ushqimeve dhe barnave ne Shtetet e Bashkuara, FDA miratoi kohët e fundit një mënyrë të re, jo kirurgjike, për heqjen e dhjamit nga trupi.
Ekspertët thonë se kjo mënyrë nuk është për uljen e peshës trupore, por vetëm për heqjen e dhjamit nga pjesë të trupit të cilat nuk reagojnë ndaj ushtrimeve fizike.
Procedura quhet Zeltiq dhe vepron në këtë mënyrë: specialisti lyen pjesën e caktuar me një lloj vazeline. Vazelina ka aftësi depërtuese e ftohëse dhe arrin të ngrijë qelizat yndyrore duke shkaktuar shpërbërjen a shkatërrimin e tyre.
Për të njëtin qëllim, ekziston edhe një tjetër procedurë e quajtur Zerona, që përdor rreze lazer me energji të ulët. Doktor Lawrence Bass i kirurgjisë plastike thotë, se është hera e parë që agjencia e ushqimeve dhe barnave FDA miraton përdorimin e një teknologjie të tillë e cila synon pakësimin e yndyrnave në trup pa ndërhyrje kirugjike.
Ish balerina Lisa Pittonyak ka shpenzuar rreth 1500 dollarë për të hequr dhjamin e tepërt. Ajo thotë se në fillim ndjen një dhimbje të lehtë e cila pas 5 minutash zhduket sepse vendi mpihet plotësisht. Lisa është e kënaqur me rezultatin, dhjami në bark i është pakësuar.
Zeltiq u miratua fillimisht për t’u përdorur si mjet anestezie gjatë procedurave në dermatologji. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se pacientët mbipeshë nuk duhet të presim shumë prej kësaj metode. Dr Mathew Avram i Spitalit të Përgjithshëm në Masaçusets thotë se kjo mënyrë mund të përdoret vetëm për disa pjesë të trupit që nuk reagojnë ndaj ushtrimeve fizike.
Disa ekspertë tregohen edhe më të kujdesshëm kur thonë se ndërkohë që procedura e re ka si objektiv vetëm yndyrën në sipërfaqe, ajo lë pa prekur dhjamin e dëmshëm në thellësi të trupit.