• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Hapet kufiri Kosovë-Serbi/ Zbatohet marrëveshja. Largohen serbët dhe policia

...

Kontributor
LV
0
 

Hapet kufiri Kosovë-Serbi/ Zbatohet marrëveshja. Largohen serbët dhe policia​



levizja-ne-kufi.jpg



“Ora shënon 19 e 30 dhe përveç pozicionimit të trupave të KFOR-it, Njësitet Speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të qëndrojnë këtu njashtu si protestuesit që deri në këto momente kanë liruar vetëm njërën anë të rrugës për qarkullim”.

Kryetari i Komunës së Leposaviqit njoftoi se njëra anë e rrugës është liruar me kërkesë të KFOR-it, derisa barrikadat do t’i largojnë pasi të largohet Njësia Speciale.

“Ushtarët e KFOR kanë kërkuar që ne të lirojmë një korsi dhe ne e kemi bërë në mënyrë që ata të vijnë në lokacion ku do të vendosen në vend të Njësiteve Speciale. Në momentin që lëvizin njësitë speciale edhe makineritë hiqen. Kryesorja është të ruajmë paqen dhe të kthehemi në normalitet.

Por, urdhri i marrë nga këto njësite ishte që pa largimin e barrikadave të mos lëvizin nga vendi.

Si rrjedhojë pas katër orë e gjysmë pritje, organizatorët u dorëzuan.
Të njëjtin hap morën edhe Njësia Speciale, derisa panë që protestuesit kishin lënë edhe një kamion i cili për më tepër që nga dita e parë mbante mbishkrim “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”.

Por, me largimin e tij pas një ore dhe te tendave ku pjesëmarrësit po qëndronin tash e 13 ditë, njësitet ishin të gatshëm për t’u larguar.

Në anën tjetër ashtu siç ishte paraparë trupat e KFOR-it do të qëndrojnë në kufirin e Jarinjës për të siguruar lëvizje të lirë.

Por, kjo është pjesë e pikës së parë të marrëveshjes, derisa në pikën e dytë parashihet që nga e hëna shtetet të zhvillojnë masën reciproke, duke u vendosur stiker simboleve shtetërore në targat e automjeteve.

Derisa në pikën 3 parashihet që të dy shtetet të krijojnë grupet e tyre punuese në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel për të gjetur një zgjidhje brenda 6 mujorit të ardhshëm.


Top Channel
 
Back
Lartë