Trajneri spanjoll është deklaruar shumë i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, teksa ka folur në konferencën për shtyp.
“Ne kemi bërë një performancë të jashtëzakonshme kundër dhjetë lojtarëve që mbroheshin në zonë. Ishim të durueshëm dhe gjetëm hapësira”, ka deklaruar Pep Guardiola.
“Në pjesën e dytë, në të vetmen herë që e kaluan gjysmën e fushës na shënuan, por ne kemi bërë një performancë vërtetë të mirë”.
“Ne pjesën e dytë nuk luajtëm edhe aq mirë dhe në 10 apo 15 minutat e fundit ata edhe shënuan golin për 2:1. Por ne edhe më këtë rezultat reaguam, vazhduam, vazhduam të luanim dhe veprimi i jashtëzakonshëm i Leroy Sane bëri ndryshimin”, ka vazhduar Guardiola./Lajmi.net/