Pep Guardiola ka një porosi për rivalin e madh të Premierligës, Manchester United.
Menaxheri i Manchester Cityt ka thënë se nëse do të ishte në pozitë të rivalit, nuk do të dorëzohej në garë për titull në Premierligë.
“Jo, nuk mendoj. Kjo nuk do të ndodhë”, u shpreh Guardiola për “Sky Sports”.
“Në futboll dhe në sport gjithçka mund të ndodhë. Ju jeni të mirë sot, por nesër mund të jeni më të këqij. Ne luajmë në çdo ndeshje me ndjenjën se e dimë çfarë duam të bëjmë. E di se epërsia prej 15 pikësh është mjaft e madhe. Është e njëjta prej gjashtë ndeshje më parë”, u shpreh ai, përcjell “lajmi.net”.
“Gjëja kryesore është ta ruajmë përqendrimin. Në përvojën time kam mësuar se duhet të jeni të përgatitur për gjithçka”, theksoi Guardiola. /Lajmi.net/