• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Greqia njofton mbylljen e shkollave deri në 7 janar. Ja masat e reja anti-Covid

...

Kontributor
LV
0
 
Greqia njofton mbylljen e shkollave deri në 7 janar. Ja masat e reja anti-Covid

Qeveria greke ka njoftuar se do të mbyllë shkollat deri në 7 janar. Kjo masë vjen për të përballuar dhe ulur rastet me koronavirus.



Ne një komunikim për mediat, zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas thotë se deri në këtë datë do të qëndrojnë të mbyllura edhe restorantet, vendet e argëtimit, gjykatat, pistat e skive apo edhe aktivitete të tjera sportive.

“Kthimi duhet të bëhet gradualisht dhe në mënyrë të sigurt. Ne po shpallim zonat që nuk do të jenë të hapura: Shkollat, restorantet, argëtimet, sportet janë të mbyllura deri më 7 janar. Ekziston ende një ndalim i qarkullimit nga qarku në qark dhe lëvizjet gjatë natës. Ata që hyjnë në Greqi duhet të kenë një test negativ”, tha zedhenesi i qeverise greke.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se vaksinimi pritet të fillojë në Greqi në fillim të Janarit 2021, ndërsa zhvillimet dhe vendimet e fundit do të raportohen më hollësisht në një intervistë të gjerë sot në mbrëmje.





© Panorama.al
 
Back
Lartë