• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Gratë afgane mund të shkojnë në universitet, por jo në të njëjtat salla me burrat, deklarojnë talibanët

...

Kontributor
LV
0
 

Gratë afgane mund të shkojnë në universitet, por jo në të njëjtat salla me burrat, deklarojnë talibanët​


grgrg.png



Pushtetarët e rinj talibanë në Afganistan kanë deklaruar dje se do të lejojnë që gratë të studiojnë në universitet, por jo në dhoma të njëjta me burrat.

Ministri i arsimit të lartë në detyrë i grupit shtoi mes të tjerash se mësuesit meshkuj nuk do të lejohet t’u japin mësim grave.
Talibanët janë duke krijuar kuadrin e qeverisë së re të vendit, pasi kanë nën kontroll të gjithë 34 provincat e vendit, përveç njërës. Ata kanë thënë se do të qeverisin sipas interpretimit të ligjit islamik të Sheriatit.


Deri tani grupi është përpjekur të sigurojë qytetarët afganë dhe komunitetin ndërkombëtar se nuk do të shtypin të drejtat e grave si më parë, por shumë dyshojnë në sinqeritetin e militantëve për çështjen.

“Njerëzit në Afganistan do të vazhdojnë arsimin e tyre të lartë të qetë sipas ligjit të Sheriatit, pa pasur ambjente të përziera meshkuj e femra”, tha ministri taliban në detyrë Abul Baqi Haqqani. “Burrat nuk do të lejohet t’u mësojnë vajzave”.

Haqqani shtoi se do të bëhen ndryshime në kurikulat për të shtuar në mësime vlerat islamike, kombëtare e historike, si dhe për të konkurruar me vende të tjera.

Gjatë qeverisjes së ish president Ashraf Ghani, qeveria e të cilit u përmbys kur talibanët kapën Kabulin më 15 gusht, të drejtat e grave ishin zgjeruar, duke lejuar që ato të punonin e të studionin.
Herën e fundit kur talibanët ishin në pushtet në vitet 1996 deri në 2001, ata vendosën një regjim të ashpër islamik, duke ndaluar gratë e vajzat të studionin, apo duke ekzekutuar publikisht kundërshtarët politikë.

Kësaj here ata premtojnë të jenë ndryshe, si për të drejtat e grave ashtu dhe për pranimin e minoriteteve në qeveri, përfshi dhe presidentin e përmbysur Hamid Karzai.

Ata kanë dërguar gjithashtu përfaqësues për bisedime me minoritetin musliman Shiite Hazara, të cilët u dhunuan ashper nga Talibanët në vitet 1990-të.

Në disa pjesë të vendit kishte lehtësim për deklaratat, ndërsa të tjerë kërkonin vepra dhe jo fjalë.


gr-1-4.png



Talibanët do të lejojnë që gratë të studiojnë në universitet, por jo në dhoma të njëjta me burrat.


Top Channel
 
Nuk eshte e vertete kjo eshte propagande amerikane!!!
Grate ne Afganistan bejne cte duan, talebanet jane liberal dhe gjithe keto jane brockulla amerikane per te prishur imazhin e vendeve muslymane.
 
Pertej shakave,
Edhe tek ne ne kosove thonin kshtu: Uçk-ja do i vras do i bej sdo i bej ama Talebanet jan çlirimtar te vendit te vet se di pse merremi ne aç shum me ta ?

Ate e thonin serbet ndersa bota, gazetaret, reporteret dhe mediat me sa di une skane bere ndonje propagande anti shqipetare. Ndoshta me perjashtim te ndonje shteti qe dihet se eshte proserb.

Bota pasqyroi ne cdo moment dhunen dhe krimet qe benin serbet ne kosove.
 
Ate e thonin serbet ndersa bota, gazetaret, reporteret dhe mediat me sa di une skane bere ndonje propagande anti shqipetare. Ndoshta me perjashtim te ndonje shteti qe dihet se eshte proserb.

Bota pasqyroi ne cdo moment dhunen dhe krimet qe benin serbet ne kosove.
Hajr Hajr ama andej sinqerisht spo di as nga ti nis mendimet, sepse jan Populli i vetem qe as nje perandori ska arrit me mbajt fitoren gjat ne tokat Avgane:
 
Hajr Hajr ama andej sinqerisht spo di as nga ti nis mendimet, sepse jan Populli i vetem qe as nje perandori ska arrit me mbajt fitoren gjat ne tokat Avgane:

Ne fakt kete nuk e mohon njeri jane luftetare dhe shume trima.
Me vjen keq per ta se po te ishin me te bashkuar do te mund te kishin bere shume per veten e tyre.
Mos harro se kur flitet per talebane sdo te thote domosdoshmerisht gjithe afganet. Ne fakt afganistani perbehet nga disa etni te ndryshme me gjuhe te ndryshme. Nje prej tyre jane etnia pashtun e cila eshte me e madhja dhe prej se ciles rrjedhin kryesisht talebanet.
Por keta nuk jane aq shume te pranuar ne afganistan pasi ka etni te tjera qe jane ne lufte me ta dhe po ashtu nje pjese e popullsise nuk deshiron te jete ne sundimin e tyre. Keta qe kundershtojne jane po ashtu afgan po ashtu muslyman. Pra lufta kunder tyre nuk eshte vetem nga perendimi por edhe nga nje mase e rendesishme e vete popullit afgan. Por ata tashme rezultojneme te forte dhe dominojne gjithe etnite e tjera dhe ata pjese te popullsise afgane dhe po ashtu muslymane qe nuk eshte dakort me sundimin dhe idete e tyre politike dhe fetare.
 
Back
Lartë