• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Graforizma

U

Universal

Guest
Nga xhepat e zbrazur, zbrazet edhe stomaku (barku), vetëm koka mbushet përplotë (me brenga)

Njeriu që ecën rrugës së vërtetë, shndërrohet në shenjë!

SHTET ABSURDI eshte ai, ku BARAZIA e qytetarëve bazohet në varfërimin e tyre, ndërsa liria në PABARAZINË!

E ndamë dënimin - Ata e bënë, ne e paguajmë!

Viktima ishte e paarmatosur.Me fjale te tjera ishte e papajisur, per jete.
 
Prostitucioni politik në Maqedoni s'mund të ndalet, sepse njerëzve gjithnjë e më pak ju pengon!

Nga shkrimi nuk jetohet, vetëm në raste kur dikujt i shkruani për para (lekë)!

Shkrimtarët janë të pavdekshëm, nëse janë të kujdesshëm cfarë shkruajnë!

Patriotizmi, 'a la shqiptarçe'! Një herë e merr pushtetin, më pastaj kultivon 'dashurinë e madhë patologjike' ndaj shtetit!

Nëse njeriu për njeriun është ujk. Atëherë i bie, jonjeriu për jonjeriun, të jetë njeri!

Heshtja e të mençurve ka bërë që sot budallenjtë të merren me politikë!

RRENA ka më shumë kuptime, E VËRTETA vetëm një!

Ata e dinë se asgjë nuk dinë. Por, kjo s'duhet të jetë arsyje, që t'i konsideroni si filozofë!

DREJTËSIA NË BOTË = Fuqitë e mëdha çdo ditë rrahin nga një "agresorë të vogël"!

Nëse s'duhet të dëshmojë, gjithmonë mund të kem të drejtë!
 
Back
Lartë