
Nëse jeni përdorues i Android, aplikacioni Google Messages është ai që duhet ta përdorni me patjetër.
Kjo pasi ai përmban veçori nga më të ndryshmet duke përfshirë enkriptimin dhe ndarjen e imazheve me cilësi të lartë.
Por, tani përdoruesit e versionit beta të Google Messages mund të provojnë edhe funksionin e redaktimit të mesazheve që u jep atyre 15 minuta kohë për të ndryshuar një mesazh që tashmë është dërguar, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Mirëpo, edhe personi të cilit i dërgohet mesazhi duhet të jetë duke përdorur versionin beta të aplikacionit në mënyrë që veçoria të funksionojë.
Për të kontrolluar nëse jeni përdorues i versionit beta të Google Messages klikoni në Settings, pastaj në Apps dhe Messages.
Por, tani kjo funksionin vetëm për 15 minuta. /Telegrafi/
Ndryshe, në fillim është përfolur që përdoruesit do të lejoheshin të modifikonin mesazhet edhe 30 minuta pas dërgimit të tyre.