• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Gol në shtesë, penallti e humbur në shtesë – Interi mposht Veronën në ndeshje dramatike

Viola

.
Princeshë
LV
0
 
Interi ka arritur një fitore të vështirë në një ndeshje dramatike ndaj Veronas.​

Zikaltrit triumfuan 2:1 në kuadër të javës së 19-të në Serie A për ta ruajtur kreun e tabelës.

E ndeshja i kishte të gjitha, gola, kartonë të kuq e penallti.

Dueli nisi mirë për vendasit që arritën të kalonin në epërsi pas 13 minutave lojë

Ishte Lautaro Martinez që shënoi pas asistimit nga Mkhitaryan..

Me rezultatin 1:0 u mbyll pjesa e parë.

Në minutën e 49-të, Lautaro Martinez shënoi sërish, por goli u anulua nga sistemi VAR për shkak të pozicionit jashtë loje.

Verona arriti të barazonte rezultatin në minutën e 74-të kur Thomas Henry realizoi.

Në minutën e katërt shtesë, Frattesi riktheu epërsinë e Interit.

Pas rishikimit me VAR, goli qëndroi, kurse Lazovic i Veronas u ndëshkua me karton të kuq për shkak të sjelljeve josportive.

E në minutën e 10-të shtesë, Verona e fitoi një penallti.

Por, Henry goditi shtyllën, për të humbur mundësinë ta fitonte një pikë nga kjo përballje.

Me këtë fitore, Interi tani shkon në kuotën e 48 pikëve në vendin e parë, pesë më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Verona mbetet në pozitën e 18-të me 14 pikë të grumbulluara. /Express

Shkruar nga: Gojart
 
Viola ka 10 dite ky mhb 🤣
 
⚫🔵
 
Back
Lartë