• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Goditje në zemër, ndahet nga jeta në moshë të re regjisori i njohur

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Është ndarë nga jeta, në moshën 55-vjeçare regjisori, skenaristi dhe producenti shqiptar, Gjergj Xhuvani.

Shkaku i vdekjes së parakohshme të artistit ishte një atak kardiak në një spital të Romës.

Xhuvani vuante ndërkohë nga një sëmundje e rëndë.

Ai ndodhej në Itali për të xhiruar një film të ri, një projekt që nuk arriti ta përmbyllte.

Një humbje jo vetëm për bashkëshorten, aktoren e njohur Luiza Xhuvani dhe për familjarët e tij, por edhe për artin shqiptar.

Gjergj Xhuvani lindi në vitin 1963 në Tiranë. Në vitin 1986, Xhuvani u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë, dega Artet dramatike.

Nga viti 1986 deri në vitin 1990, ai punoi si asistent regjisor në shumë filma dhe në vitin 1991 realizoi filmin e tij të parë “Bardhë e zi”.

Filmografia e regjisorit,aktorit dhe skenaristit, Gjergj Xhuvani:

Skenarist

Në kërkim të kujt (2011) telefilm me 10 seri; I dashur armik (2004); Parullat (2001); Funeral Business (1999); Dashuria e fundit (1995); Një ditë nga një jetë (1994); E diela e fundit (1993); Bardh e zi (1991).

Regjisor

Në kërkim të kujt (2011) telefilm me 5 seri; Lindje, perëndim, lindje (2008); I dashur armik (2004); Parullat (2001); Funeral Business (1999); Dashuria e fundit (1995); Një ditë nga një jetë (1994); E diela e fundit (1993); Bardhë e zi (1991).

Aktor

Edhe ne luftuam (1981) (TV); Hije që mbeten pas (1985).

Producent

Funeral Business (1999); Një ditë nga një jetë (1994).

1565788095_GjergjXhuvani780x439.jpg


e.ll./dita
 
Back
Lartë