• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Globo Repórter: Shqipëria magjepsëse pret të zbulohet

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Programi i përjavshëm brazilian Globo Repórter, 40 minutat e reportazhit të fundit ia ka kushtuar Shqipërisë.

Reportazhi i dy gazetareve brazilianë, Sérgio Chapelin dhe Glória Maria fillon me fjalët: “Shqipëria është një vend vogël me bukuri të mëdha e pasuri kulturore që pret të hapet në sytë e botës”. Emisioni fokusohet në plazhet mahnitëse, ushqimet tradicionale, vendet historike, arkitekturën si edhe pasuritë kulturore të Shqipërisë.

Sipas Gloria Marias, e cila ka vizituar Vlorën, Gjirokastrën, Beratin e Tiranën, Shqipëria është një vend relativisht i izoluar por magjepsës. Një thesar që ka qenë i fshehur për pesë dekada, por që pak nga pak po zbulohet për të gjithë. Një vend me histori të ruajtur në shekuj, që pret që ende ta zbulojnë. Qytete që vetëm tani presin që të hapen për botën që t’i njohë. Shqipëria është një vend i maleve dhe brigjeve shumë të bukura, praktikisht të panjohura.

7832632_x720.jpg


Maria niset nga Vlora, për të vizituar Himarën e për tu ndalur më pas në Ksamil, ku sipas saj, janë plazhet më të bukura në Shqipëri.

Në vijim, emisioni fokusohet në kultivimine midhjes në Liqenin e Butrintit dhe në pasurinë kulturore të qytetit të Butrintit.

Një familje gjirokastrite, veshur me kostume popullore, shpalos para ekipit të xhirimit brazilian traditën shekullore të polifonisë, ndërsa arkitektura e lagjeve të vjetra të qytetit mbi gur magjeps gjithashtu.

Në Berat, i njohur ndryshe edhe si qyteti i një mbi një dritareve spikat për arkitekturën e tij te veçante po ashtu te stilit otoman.

Reportazhi fokusohet edhe në jetën e përditshme të shqiptarëve, përfshi fshatarët që merren me blegtori tradicionale dhe pa teknologji, në fshatrat malore si Llogaraja.

Duke mos lënë pasdore edhe kuzhinën tradicionale shqiptare, reportazhi sjell në vëmendje një prej krenarive më të mëdha të këtij vendi; tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare.

Vizita përmbyllëse e gazetarëve brazilianë ishte në kryeqytet. Në prezantimin që bën gazetarja thotë se dikur Tirana ka qene një vend I trishtuar pa dritë por pasi një piktor u bë kryebashkiak që sot është kryeministër e ktheu në një vend me ngjyra. Në një intervistë për programin Brazilian, Rama tregon se bën art kur punon apo flet ne telefon dhe se studioja e tij është në fakt tavolina e punës. Në mbyllje të reportazhit, Shqipëria përshkruhet si një vend i lirë demokrat e tolerant që pret të rritet dhe të modernizohet.


e.ll./dita
 
Back
Lartë