• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Gjykata Themelore e Prishtinës dënon me kusht një grua për “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”

...

Kontributor
LV
0
 

Gjykata Themelore e Prishtinës dënon me kusht një grua për “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”​


Gjykata Themelore Prishtine

lg.php


Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur fajtore të akuzuarën S.SH për veprën penale “organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist”.

Sipas njoftimit, e pandehura është dënuar me kusht dhe nëse ajo kryen ndonjë vepër penale brenda tre vjetësh, do të dërgohen në vuajtje të dënimit me burg për dy vjet.

“Nëse e akuzuara S.SH. gjatë kohës së verifikimit kryen një apo më shumë vepra penale, dënimi me kusht i shqiptuar mund të revokohet, ashtu që në dënimin e vërtetuar me burgim në kohëzgjatje prej dy vjetëve, do të llogaritet edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, nga data 17.07.2021 deri më 16.08.2021”, thuhet në njoftim.

Gjykata po ashtu ka urdhëruar që S.SH., nga disa e plotfuqishmërisë së aktgjykimit, për dy vjet të kryejë viza te psikologu apo këshilluesit e tjerë.

Gjykata Themelore në njoftimin e saj nuk dha detaje se kur e akuzuara e ka kryer veprën penale dhe cilit grup terrorist i është bashkuar.

Sipas një ligji të posaçëm që Kosova miratoi më 2015, sanksionohet pjesëmarrja në luftëra të huaja. Ky ligj parashikon dënime deri në 15 vjet burgim.
lg.php

Ndërkaq, Kosova, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ka rikthyer mbi 100 shtetas të saj, kryesisht gra dhe fëmijë, që kishin qenë në zonat e konfliktit në Siri.




"Balkanweb"
 
Back
Lartë