• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Gjuha turke në shkollat e Shqipërisë? Vizita e Erdogan “shpejton” aplikimin e projektit pilot. Zbardhet e-maili i DAR drejtuar shkollave 9-vjeçare

...

Kontributor
LV
0
 
lg.php

Gjuha turke në shkollat e Shqipërisë? Vizita e Erdogan “shpejton” aplikimin e projektit pilot. Zbardhet e-maili i DAR drejtuar shkollave 9-vjeçare​


Gjuha Turke Ne Shkolla

lg.php


Fill pas vizitës e së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan ne vendin tone, shkollat po vlerësojnë kërkesat per te mësuar gjuhen turke si lende me zgjedhje te lire.

Shkollat 9-vjeçare kanë nisur të pyesin prinderit e nxënësve te klasave te 6 deri ne klasën e 9 në lidhje me vendosjen ose jo të gjuhës turke si lëndë me zgjedhje.

Ne kete email drejtoria rajonale Arsimore Tirane kërkon informacion te plotë nga shkollat për numrin e kërkesave të nxënësve për të mësuar gjuhen turke si gjuhe e huaj, pjese e kurrikules me zgjedhje pasi nxenesit të aprovohen ne secilën klase referuar planit kombëtar te arsimit 9 vjecar per nxenesit e klasave te 6 deri tek klasat e 9.

Mesueset kujdestare kane dërguar tek prinderit javën qe kaloi mesazhe ku kërkohet te mblidhen të dhënat mbi preferencat per gjuhen turke
Ndërsa në Fletoren Zyrtare është publikuar ne datën 2 mars 2021 marrëveshja mes dy vendeve e cila parashikon futjen e gjuhës turke në shkollat shqipe si lëndë e një gjuhe të huaj me zgjedhje të lirë, me qëllim një programi pilot në gjuhën turke. Referuar marrëveshjes,

Në nenin 3. pika 2, theksohet qartë se palët do të inkurajojnë mësimdhënien dhe nxënien e gjuhës zyrtare të palës tjetër, si dhe letërsinë e kulturën brenda sistemit të tyre arsimor.
lg.php

(BalkanWeb)
 
Back
Lartë