• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Gjetan Keta shpallet Kampion Bote

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
gjetan-keta-kampion-600x347.jpg
Gjetan Keta është shpallur kampion i titullit Kampion Bote për peshat e mesme të Federatës WBU. Boksieri 35 vjeçari mposhti me boshnjakun Sldjan Janjanin.

Raundi i parë pa dy sportistë që kishin hipur në ring për të studiuar lojën e kundërshtarit. Megjithatë më kërkues ishte boksieri kuqezi Gjetan Keta i cili mori më shumë iniciativën duke goditur herë pas here kundërshtarin boshnjak.

Në raundin e dytë iniciativa më e madhe ishte nga 35 vjeçari nga Bulqiza, i cili me disa goditje të njëpasnjëshme e dërgoi kundërshtarin në një gjysëm “knock-out” por boshnjaku e gjeti forcën duke u rikthyer në lojë.

Me dominimin e Gjetanit u mbyll dhe ku raund, ndërsa me të njëjtin ritëm nisi dhe raundi i tretë, me Tysonin e Bardhë që bëri disa goditje fantastike përballë kundërshtarit. Raundi më i mirë i Gjetanit ishte ai i katërti, me 35 vjeçarin kuqezi që i shkaktoi një knock out kundërshtarit, por Janjanin nuk u dorëzua duke u rikthyer në garë. Ne raundin pasardhes, Keta shpertheu, duke detyruar kundershtarin te dorezohet dhe te marre ne duart e tij titullin kampion bote per peshat e mesme./ora news

The post Gjetan Keta shpallet Kampion Bote appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë