• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Gjenevë, nxirret në ankand diamanti më i madh i bardhë

...

Kontributor
LV
0
 

Gjenevë, nxirret në ankand diamanti më i madh i bardhë​




Diamanti më i madh i bardhë do të dalë në shitje në Gjenevë javën e ardhshme, pjesë e një ankandi nga Christie’s që përmban dy gurë, më shumë se 200 karat secili.

Drejtuesi i Christies tha se shitja e tyre është një ngjarje e madhe për ta.

“Diamanti Rock prej 228 karatësh është diamanti më i madh i bardhë që është ofruar ndonjëherë në ankand. Mbi 200 karat, është një diamant vërtet i jashtëzakonshëm në formë dardhe. Është krejtësisht simetrik. Dhe vlerësohet nga 20 deri në 30 milionë dollarë”.

Çmimet e diamanteve janë rritur nga sanksionet ndaj prodhuesit më të madh Rusisë.

Diamanti i bardhë, “The Rock” ishte veshur nga ish-pronari i tij si një gjerdan nga Cartier. Ndërsa guri i verdhë, në formë jastëku është quajtur “Diamanti i Kryqit të Kuq” pasi një pjesë e paspecifikuar e të ardhurave të ankandit do t’i shkojë Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) me bazë në Gjenevë.

Ky diamant u shit për herë të parë nga Christie’s në vitin 1918 në një ankand në Londër ku banorët shitën sende të çmuara shtëpiake për të ndihmuar përpjekjet e luftës. Këto të ardhura, 10,000 paund (tani 12,350 dollarë), ndihmuan Shoqërinë Britanike të Kryqit të Kuq.



Top Channel
 
Back
Lartë