• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Giorgia Meloni zyrtarisht kryeministre e Italisë, Papa: Lutem për unitet dhe paqe

...

Kontributor
LV
0
 

Giorgia Meloni zyrtarisht kryeministre e Italisë, Papa: Lutem për unitet dhe paqe​



cq5dam.thumbnail.cropped.1500.844.jpeg



Më rënien e kësaj zileje Giorgia Melioni mori zyrtarisht detyrën e kryeministres nga paraardhësi i saj Mario Draghi këtë të dielë.

Vetëm një ditë më parë ajo u betua si liderja e qeverisë më të djathtë të vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Fitorja e Melonit në zgjedhjet parlamentare muajin e kaluar sugjeron se joshja nga nacionalizmi mbetet në Itali, por zotimi i saj për ta çuar vendin në një kthesë të fortë djathtas ende i lë shumë të pasigurt se çfarë do të ndodhë më pas.

Qeveria e re me 24 ministra, përbëhet nga një koalicion me dy liderë të tjerë të krahut të djathtë. Njëri është Matteo Salvini, ish-ministër i brendshëm, dhe tjetri është Silvio Berlusconi, ish-kryeministri italian i qendrës së djathtë që mbahet mend gjerësisht për skandalet e tij seksuale.

Të dy ata kanë shprehur publikisht admirim për presidentin rus Vladimir Putin, gjë që ka ngritur pikëpyetje se cila do të jetë qasja e koalicionit ndaj Rusisë.

Mes reagimeve të kundërta mbi komentet, Meloni, e cila ka qenë një mbështetëse e fortë e Ukrainës, u përpoq të sqaronte se Italia me të në krye do ishte gjithmonë pro-NATO dhe pro-Evropës.

Por temat e tjera që shqetësojnë shumë janë edhe qasja e saj ndaj emigrantëve dhe komunitetit LGBT.

Në mes të këtyre diskutimeve, Papa Francesku në lutjen e tij të së dielës tha:
“Sot, në fillimin e një qeverie të re, ne lutemi për unitetin dhe paqen e Italisë”.



Top Channel
 
Back
Lartë