Vetëm gjashtë muaj pasi ishte kthyer në Barcelonë, Gerard Deulofeu do të marri sërish valixhet për në drejtim të Premier Leagues.
Sipas Sky Sports, Barcelona dhe Watford kanë arritur marrëveshje për huazimin gjashtë mujor të anësorit spanjoll.
Watford nuk do të ketë të drejtë blerje pas përfundimit të kësaj periudhe kohore.
Për lojtarin interesoheshin edhe katër skuadrat e mëdha italiane, Inter, Milan, Roma dhe Napoli