• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Gazetari: Përtoj ta lexoj librin e Kalos, Berisha “Enveri i dytë”

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Botuesi i Tema, gazetari Mero Baze ka shkruar mbi reagimet ndaj librit të Isuf Kalos.

Ai thotë se Berisha ka shkuar në promovimin e këtij libri sepse Kalo ia ka kursyer në rrëfimin e tij historinë si arriti Berisha të depërtonte në familjen Hoxha.

“Të gjithë kemi parasysh dy fotografi të famshme. Sali Berisha dhe gruaja e tij, dhe Dr. Isuf Kalo me gruan e tij, në një varkë në liqenin e Pogradecit me djalin dhe nusen e djalit të Enverit. Pastaj të njëjtët personazhe në një dhomë me oxhak po në Pogradec, në vilën e Enverit. Doktor Kalo e ka detyrim, të bëjë një shpjegim se si një figurë e rëndësishme e pluralizmit, ndoshta njeriu që ka diktuar më shumë se kushdoi tjetër fatin e Shqipërisë këto 30 vjet, Sali Berisha, kishte depërtuar në familjen Hoxha. Është e qartë që kishte depërtuar përmes tij në shiltetë dhe varkën e Enverit, ndaj dhe duhet ta bëjë këtë shpjegim” – shkruan Baze, për të cilin Berisha dhe Enveri janë njësoj.

“Nuk është fjala për ndonjë personazh episodik të historisë sonë, që mund ta neglizhonte. Është fjala për Enverin tonë të dytë, që ka 30 vjet që dikton fatin e këtij vendi”- thotë ai dhe shton se pas kësaj, “përtoj ta lexoj atë libër”.

d.a. / dita
 
Back
Lartë