• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Futbollisti në dilemë për Botërorin: Nuk pres të grumbullohem, Low më ka thënë…(FOTO)

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
shkodran-mustafi14-265x300.jpg
Katër vite më parë, Shkodran Mustafi u grumbullua në momentin e fundit për në Botërorin që u zhvillua në Brazil. Dëmtimi i Marco Reus, i dha mundësinë qendërmbrojtësit me origjinë shqiptare që të merrte pjesë në Botëror me Gjermaninë.

Në fund u kthye si kampion bote së bashku me shokët e tij të skuadrës.

Por, në këtë moment, Mustafi nuk beson shumë te grumbullimi për në Botërorin e Rusisë. “Nuk pres të ndodhë, edhe pse do të më pëlqente shumë”, tha qendërmbrojtësi i Arsenal në një intervistë për “SportBild”.

shkodran-mustafi14-300x220.jpg
Në Europianin e 2016-ës, Mustafi ishte pjesë e Gjermanisë, madje shënoi edhe golin e parë për “panzerat” në këtë event, atë kundër Ukrainës. Edhe në Kupën e Konfederatave, qendërmbrojtësi ishte një ndër më të mirët për Gjermaninë.

Por, në miqësoret kundër Spanjës dhe Brazilit nuk ishte i pranishëm, ndërsa në eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”, vetëm një herë luajti si titullar. Qartësisht ka kaluar në plan të dytë për trajnerin e Gjermanisë.

“Trajneri më tha se vazhdon të më vëzhdojë. Do të vijë së shpejti në Londër të flasë me mua”, tha 26-vjeçari me shpresën që të marrë një përgjigje pozitive nga Low, ndërsa ende nuk i ka prenotuar pushimet verore.
shkodran-mustafi-401x237.jpg


Mustafi u bë i njohur te Sampdoria në Itali (2012-201) më pas u transferua te Valencia (2014-2016), ndërsa Arsenal e bleu për 41 milionë euro nga klubi spanjoll në vitin 2016.
 
Back
Lartë