• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

“Futbollisti i kombëtares angleze drogoi dhe përdhunoi një modele”

Alb

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
topi-futbolli-589x350.jpg
“Daily Star” raporton se policia angleze po heton një futbollist të Premier League, i cili dyshohet se ka droguar dhe përdhunuar një modele në Londër.

Gruaja franceze iu drejtua autoriteteve në Paris të nesërmen e ngjarjes për të denoncuar dhe për t’iu nënshtruar testeve mjekësore. Sipas viktimës, emri i së cilës nuk është bërë i ditur për arsye hetimore, ajo dhe miqtë e saj u takuan me futbollistin, i cili mendohet se ka luajtur në Kupën e Botës, në një restorant në lagjen qendrore të Londrës. Më pas, ata shkuan në një apartament në Uestminster.

Gjatë natës, në një klub, gruaja i tha policisë se piu dy gota shampanjë dhe një vodka. Pas vallëzimit me futbollistin, ajo filloi të ndihej keq dhe volli. Grupi u largua nga klubi i natës dhe u kthye në banesë, ku, e çorientuar, denoncuesja u shtri vetëm në shtrat.

Modelja pohon se u zgjua në mes të natës dhe lojtari po kryente marrëdhënie seksuale me të. E hutuar dhe e dobët, ajo humbi vetëdijen dhe u zgjua me mikun e futbollistit, i cili gjithashtu u përpoq të bënte seks me të.

Kur arriti të dilte nga dhoma dhe të takohej me një shoqen e saj, ajo i rrëfeu se çfarë kishte ndodhur./top channel

The post “Futbollisti i kombëtares angleze drogoi dhe përdhunoi një modele” appeared first on Lajmi i Fundit.
 
Back
Lartë