• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Futbolli shqiptar në zi, shuhet ikona e futbollit durrsak

...

Kontributor
LV
0
 

Futbolli shqiptar në zi, shuhet ikona e futbollit durrsak​


Ajazi 3

lg.php


Ka ndërruar jetë ikona e futbollit durrsak dhe atij shqiptar, Vladimir Ajazi. Ladi, siç e njihte rrethi i ngushtë shoqëror, lindi në Kukës, por u stacionua për vite me radhë në Durrës duke qenë pjesë e skuadrës durrsake të Lokomotivës.

Ajazi mbrojti për shumë vite portën e Lokomotivës duke u kthyer në ikonë të këtij qyteti. Gjithashtu Ajazi ishte dhe pjesë e Kombëtares në kohën kur drejtohej nga trajneri gjerman Hans Peter Brigel në vitet 2002-2006, duke mbajtur detyrën e përgatitësit të portierëve.

Kohët e fundit, Ajazi vuante nga një sëmundje, madje në një foto të postuar së fundmi në rrjetet sociale shikohet Ajazi i ulur në një karrige me rrota. Një lajm i hidhur për shuarjen e një ikone të futbollit shqiptar, që la pas histori dhe trashëgimi në sportin e vendit tonë.

REAGIMI I ARMAND DUKËS
lg.php

I trishtuar për lajmin e ndarjes nga jeta të mikut tim dhe ish-futbollistit të njohur, Vladimir Ajazi. Ish-portieri i Lokomotivës së Durrësit dhe i ekipit kombëtar Shpresa në vitet ’70, ai ishte pjesë e brezi të artë të futbollit durrsak që ka hyrë në histori dhe ka mbetur në memorien kolektive të qytetit bregdetar.

Edhe pas përfundimit të karrierës si futbollist aktiv, Lad Ajazi vazhdoi të jepte kontributin e tij të vyer për futbollin dhe ka punuar si trajner i portierëve në Kombëtare.

Ladi do na mungojë të gjithëve, do i mungojë familjes së tij dhe ne, miqve të tij panumërt që e donim dhe e vlerësonim për karakterin dhe personalitetin e tij të spikatur. Një burrë serioz e i besës, fjalëpak e korrekt dhe një mik i mirë.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Ajazi për këtë humbje. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar për Durrësin dhe për futbollin shqiptar. U prehtë në paqe!

(BalkanWeb)
 
Back
Lartë