• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

FSHF nuk apelon vendimin e Gjykatës së Tiranës për mosregjistrimin e zgjedhjeve

centos

🅵🅾🆁🆄🅼🆂🅷🆀🅸🅿.🅲🅾🅼
ANETAR ✓
LV
0
 
zgjedhje-fshf-401x238.jpg
Në Gjykatën e Apelit nuk ka asnjë ankimim nga FSHF për këtë çështje. Një vetëpranim i abuzimeve dhe manipulimeve që u kryen.

Aktualisht FSHF vazhdon të jetë pa president të ligjshëm dhe pa Komitet Ekzekutiv
Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës për mosnjohjen e Asamblesë Zgjedhore të 7 shkurtit.

Pasi Gjykata nuk regjistroi zgjedhjet, duke lënë federatën pa president dhe pa Komitet Ekzekutiv, përfaqësues të FSHF-së dolën në media dhe të deklaruan se Gjykata e Tiranës thjesht u kishte kërkuar disa dokumenta shtesë.

Në fakt, nuk ka pasur asnjë shtesë dokumentacioni pas vendimit të Gjykatës. Sikur të mos mjaftojë kjo, FSHF nuk e ankimoi vendimin e Gjykatës për të mos regjistruar zgjedhjet, pavarësisht se kishte 5 ditë kohë në dispozicion.

Në Gjykatën e Apelit nuk ka asnjë ankimim nga FSHF për këtë çështje. Një vetëpranim i abuzimeve dhe manipulimeve që u kryen. Aktualisht FSHF vazhdon të jetë pa president të ligjshëm dhe pa Komitet Ekzekutiv, pavarësisht se është mbledhur dy herë. Nuk dihet nëse FSHF do të tentojë të regjistrojë Asamblenë Zgjedhore sërish në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë./Shqiptarja/
 
Back
Lartë