• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Foto nga Jupiteri/ Teleskopi James Webb mahnit me imazhet e reja

...

Kontributor
LV
0
 

Foto nga Jupiteri/ Teleskopi James Webb mahnit me imazhet e reja​



jupiteri.png


Me stuhitë gjigande, erërat e fuqishme, aurorat e temperaturat ekstreme, Jupiteri mbetet një planet mahnitës, dhe teleskopi më i madh dhe më i ri hapësinor në botë, James Webb, e ka shfaqur atë së fundi si asnjëherë më parë.

Fotot e realizuara nga ky teleskop kanë kapur pamje të rralla të dritave veriore dhe jugore të planetit gjigand. Në to, njolla e Kuqe e Madhe e Jupiterit dallohet me shkëlqim krahas stuhive të panumërta më të vogla. Një fotografi me rezolucion të lartë dhe shtrirje të ndjeshme është veçanërisht befasuese, pasi tregon unazat e zbehta rreth planetit, si dhe dy hëna të vogla kundër një sfondi vezullues galaktikash.

“Nuk e kemi parë kurrë Jupiterin në këtë mënyrë. Është e gjitha e pabesueshme,” tha astronomi planetar Imke de Pater, nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley.

Imazhet infra të kuqe u ngjyrosën artificialisht në blu, të bardhë, jeshile, të verdhë dhe portokalli, sipas ekipit hulumtues amerikano-francez, për t’i bërë detajet e tyre të dalloheshin më mirë.

Imazhet e dërguara në tërësi nga teleskopi hapësinor James Webb po përshkruhen nga shkencëtarët si “një epokë e re në eksplorimin e hapësirës”. Ato paraqesin mrekullinë e universit, që nga yjet e sapolindur dhe deri tek galaksitë më të largëta.

Që në fotografinë e parë të realizuar nga teleskopi që ka kushtuar 10 miliardë dollarë, dalloheshin një mori galaktikash, të gjendura në një thellësi të kozmosit ku njerëzimi nuk kishte arritur të hidhte vështrimin ndonjëherë më parë.



Top Channel
 
Back
Lartë