• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Fluks turistësh në Parkun e Apolonisë, 6 mijë vizitorë gjatë muajit korrik

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
LV
0
 
Përpos bregdetit në këto ditë të nxehta vere, turistët po i kushtojnë një rëndësi të veçantë edhe turizmit kulturor, ku një nga destinacionet me të lakmuara është edhe parku arkeologjik i Apolonisë.

E vendosur vetëm 12 km larg qytetit të Fierit, Apolonia është një nga destinacionet më të vizituara nga turistë vendas dhe të huaj.

Sipas drejtoreshës së këtij parku, Ornela Dyrmishi ky sezon ka një rritje të vizitorëve krahasuar me një vit më parë.

Vetëm gjatë muajit korrik Apolonia është vizituar nga 6000 turistë duke e çuar numrin në 35 mijë në total, për shtatë mujorin e këtij viti.

“Normalisht, ne jemi ne shifra relativisht të larta, shkojmë rreth 20% më shumë se vitin e kaluar, në këtë periudhë, pra në muajin gusht nuk është aq intesiv, siç kemi pasur muajin e mëparshëm, pra korrikun. Personat që vijnë këtu janë të kombësive të ndryshme.

Turisti shqiptar përbën një numër të konsiderueshëm, por në këtë periudhë numër më të lartë e zënë turistët e huaj, për shkak se vizitorët vendas janë më të fokusuar në plazheve. Normalisht fluksi i vendaseve ne krahasim me të huajt është më i ulët”
tha ajo.

Qyteti antik i Apolonisë dhe zona përreth tij që nga viti 2006 janë shpallur Park Arkeologjik Kombëtar.

j.l./ dita
 
Meqe e kam afer po jap nji info
Vetem 15% te qytetit eshte I zbuluar
85% ende jo
Erdhen disa arkeologe franceze para disa vitesh
Mbushen qeskat me ca gjeten dhe iken
 
Back
Lartë