• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Florida refuzon fitoren e Lia Thomas në garën e notit mes debatit për pranimin e “femrave” transgjinore në sporte

...

Kontributor
LV
0
 

Florida refuzon fitoren e Lia Thomas në garën e notit mes debatit për pranimin e “femrave” transgjinore në sporte​



lia.png



Lia Thomas fitoi garën e 500-metrave stil i lirë në kompeticionin në Atlanta, SHBA javën e shkuar, duke u bërë femra e parë transgjinore e kompeticioni të kolegjeve amerikane (NCAA), një titull mjaft i repektuar në SHBA.

Ajo mundi Emma Weyant nga Florida me 1.75 sekonda por guvernatori i Florida, DeSantis ka refuzuar ta njohë fituese duke i dhënë trofeun Weyant me argumetimin se “ideologjia nuk mund të vihet përpara dhenies së mundësive për atletet femra”.

Guvernatori DeSantis tha se fitorja e Thomas “minonte integritetin e kompeticionit dhe se shoqata e sporteve NCAA duke lejuar konkurimin e saj si ‘grua’ është duke shkatërruar atletikën e femrave”.

“Ata po kurorëzojnë dikë tjetër si kampione të grave dhe kjo është e gabuar. Ata vendosin ideologjinë para mundësisë për atletet femra dhe unë mendoj se njerëzit vetëm kanë frikë të flasin për këtë që ata po bëjnë”.

Shoqëria e notarëve në SHBA kohët e fundit ka lejuar atletet transgjinore (të lindur burra e të kthyer më pas në gra ose anasjelltas) të konkurojnë edhe në nivelet më të larta.

Thomas e cila konkuronte për Universitetin e Pennsylvania, ka notuar më parë për tre sezone si burrë para se të niste terapinë e zëvendësimit të në vitin 2019.


gu-3.png



Lia Thomas,e lindur mashkul e kthyer me pas ne femer, fitoi garën e 500-metrave stil i lirë në kompeticionin në Atlanta







Top Channel
 
Back
Lartë