• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Flirtimi: Gabimet që bëjnë meshkujt

Vinjol

Larguar...... ne nji tjeter..... Dimension.......
ANETAR ✓
LV
0
 
flirting-1487260295

Edhe pse flirtimi për disa zotërinj përbën shkencë në vete, shumë prej tyre kanë një perceptim të gabuar. Le të analizojmë gabimet e mundshme mashkullore!
Pra, ju paraqesim gabimet që bëjnë meshkujt gjatë flirtimit, dhe çfarë duhet të shmangin!

Gabimi i parë dhe më i madh është perceptimi i gabuar se diçka që keni thënë ose keni bërë në të kaluarën dhe kishte sukses me një femër, është rregull i suksesshëm për të gjitha femrat.
Le të mos harrojmë se çdo femër është dhe dëshiron të ndihet unike dhe e veçantë. Duhet t'i trajtojmë ato sipas personalitetit dhe tipit të tyre, pa slogan.

Mos jini arrogantë dhe ... mitologë! Që të mburreni me arritjet tuaja duke treguar se sa i famshëm je, nuk ju ngre në sytë e një femre! Përkundrazi ka efekt të kundërt, sepse nëse nuk ju marrin për feminist, do t'ju marrin për mashtrues!

Mos u përpiqni të hidhni një femër me para ose me makinë të bukur, dhe në përgjithësi me pasuri. Nëse me të vërtetë keni stil dhe finecë do të duket vetë. Nuk ka nevojë ta reklamoni. Reklamimi i tepërt zakonisht tregon ... produkt difektoz!

Kini kujdes me shakatë e tepërta. Humor i mirë, por mëso ta përdorësh siç duhet dhe kur duhet!

Mos filloni me nënkuptime seksuale dhe të shtrini duart që në takimin e parë, veçse nëse ju ka dhenë dritën jeshile.
Një takim nuk do të thotë domosdoshmërisht se ekziston një dashuri e rrufeshme apo një pasion i shfrenuar. Me qetësi!

Në takimin tuaj të parë, "mbyllni" sytë, mos shikoni si të hutuar femra të tjera që kalojnë pranë...të jeni të sigurt se nuk do të ketë takim të dytë!
Diskutimi kërkon vëmendjen dhe pjesëmarrjen e dy personave ... mos harroni!

Mos zbulo gjithçka për ty në nga takimin e parë! Shfaqni një mister, e kanë nevojë femrat ketë! Pa mister, si do t'i analizojnë përsëri dhe përsëri fjalët tuaja?
Mbajeni të gjallë interesin dhe do të keni rezultat!

Mos i bombardoni femrat me informacion të padobishëm për ish-in tuaj. Nuk duan të dinë se sa të bukura ishin. Ato preferojnë të mendojnë se janë gratë më të bukura, më të rëndësishme dhe më tronditëse në jetën tuaj!

Me pak fjalë, kushtoju vëmendje, trajtojeni me mirësi, mos ushtroni presing!
Kaq e thjeshtë! Ju urojmë suksese!
 
Ehuhaaa ska tboje qysh ja lyp ka tboje a do me ta lan :p fundja ne meshkujt themi kam kap njanen me rrit vlerat vetes por me e pa hollshem o ajo njana qe ka dash me u kap prej teje se po mos dote ajo gjersia e krahut do vazhdonte te rritej deri sa te barqzonte gjersin e belit :p
 
Sdi fare nga ky sektor as kam me dit nai here nuk gjuj femra kam nda menjen te ai sektor jam mrregull na rujt zoti ment e kokes ?
 
Te rralle jane meshkujt qe dine te flirtojne. Shumica kerkon te arrije ne destinacion shpejt dhe pa mundim. Ne fakt e gjithe loja e flirt eshte e bukur dhe ndez kureshtjen e deshiren per personin tjeter.
 
Back
Lartë