• PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.
  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Mirë se vini në forumin Takohu 👋 - një vend ku bisedat rriten natyrshëm, ashtu si një komunitet i gjallë. Ne jemi të gjithë për të krijuar një hapësirë të relaksuar, mikpritëse ku idetë, historitë dhe debatet lidhin njerëz nga të gjitha sferat e jetës. Bashkohuni me korijen. Filloni një fije. Të shohim se ku na çon biseda.

Fjalën ‘Të Dua’ s’do ta dëgjoni nga këto 5 shenja horoskopi

Jetmira

Anetar i ri
ANETAR ✓
LV
0
 
horoskopi15-640x296.jpg

Edhe nëse lidhja po shkon mrekullisht mirë, nga disa njerëz nuk do ta dëgjoni kurrë fjalën “Të Dua”. Nëse e dëgjoni bëni mirë ta regjistroni diku, pasi mund të kalojnë vite deri në herën tjetër. Gjëja e parë që na shkon ndërmend është horoskopi! Gjithçka është e shkruar në yjë kështu që merreni me qetësi. Prej këtyre shenjave nuk do ta dëgjoni dhe aq shpesh fjalën “Të dua”.

Binjakët- Binjakët vdesin të përjetojnë eksperienca të reja, prandaj kur vjen puna tek përfshirja në një lidhje, nuk janë dhe aq të shpejtë. Ata duan t’i mbajnë gjërat nën tension, gjithë kohës interesante, prandaj prej tyre nuk do të dëgjoni të thonë “të dua” shpesh, edhe nëse ju duan vërtetë. Komunikimi me ta mund të jetë çelësi i marrëdhënies tuaj të shëndetshme, prandaj nëse nuk është dhe aq romantik, kuptojeni.


Virgjëresha- Nëse ekziston dikush që analizon çdo detaj në një lidhje, ajo është Virgjëresha. Ato duan që çdo gjë të jetë perfekte para se të thonë “të dua”. Kur njerëzit e kësaj shenje bien në dashuri, tendenca për të qenë perfektë i bën ata të zbulojnë shumë të vërteta brenda zemrës së tyre. Një Virgjëreshë do kohë për tu përfshirë në një lidhje, por nëse e bën, janë partnerë të shkëlqyer.

Akrepi- Akrepi përpiqet t’i rezistojë ndryshimeve. Mezi përfshihen në një marrëdhënie dhe sado të ndjejnë e kanë të vështirë të thonë fjalën magjike. Ama nëse një Akrep të thotë “të dua”, kuptojeni që gjërat janë shumë, po shumë serioze.

Bricjapi- Si shenjë toke, Bricjapët janë të orientuar drejt misioneve dhe shumë praktikë. Nuk nxitojnë të bien në dashuri dhe kur lidhen, analizojnë gjëra të tjera para se të bëhen romantikë. Nëse ata e shohin që lidhja s’shkon, romanca mbaron aty pa e zgjatur asnjë minutë më shumë. Nuk investojnë kurrsesi në gjëra për të cilat intuita i thotë të kundërtën.

Ujori- Shpirti i lirë i Ujorit ka një nevojë të pashpjegueshme për t’u ndjerë gjithë kohës i pavarur. Kur lidhen duhet një kohë shumë e gjatë për t’i shprehur ndjenjat e tyre, por kjo s’do të thotë që nuk dashurojnë. Nëse gjejnë të duhurin, do të bëjnë gjithçka për tu përfshirë plotësisht. Kjo do kohë, kështu që merreni me qetësi me një Ujor dhe shijoni shoqërinë e tyre.
 
Back
Lartë